-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Santiago 3:1|
Ja, u vëmë fre në gojë kuajve, që të na binden, dhe ta drejtojmë kështu gjithë trupin e tyre.
-
2
|Santiago 3:2|
Ja, edhe anijet, edhe pse janë shumë të mëdha dhe shtyhen nga erëra të forta, drejtohen nga një timon shumë i vogël, atje ku do timonieri.
-
3
|Santiago 3:3|
Kështu edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, por mbahet me të madh. Ja, një zjarr i vogël ç´pyll të madh djeg!
-
4
|Santiago 3:4|
Edhe gjuha është një zjarr, një botë paudhësie; ajo është vendosur midis gjymtyrëve tona, gjuha e fëlliq gjithë trupin, ndez ecjen e natyrës dhe ndizet nga Gehena.
-
5
|Santiago 3:5|
Sepse çdo lloj bishash, shpendësh, zvaranikësh e kafshësh të detit mund të zbuten dhe janë zbutur nga natyra njerëzore,
-
6
|Santiago 3:6|
kurse gjuhën asnjë nga njerëzit s´mund ta zbusë; është një e keqe e papërmbajtshme, plot me helm vdekjeprurës.
-
7
|Santiago 3:7|
Me atë ne bekojmë Perëndinë dhe Atin, dhe me të ne mallkojmë njerëzit që janë bërë sipas shëmbëllimit të Perëndisë.
-
8
|Santiago 3:8|
Nga e njejta gojë del bekimi dhe mallkimi. Vëllezër të mi, nuk duhet të ishte kështu.
-
9
|Santiago 3:9|
Mos vallë burimi nxjerr nga e njejta vrimë ujë të ëmbël e të hidhur?
-
10
|Santiago 3:10|
A mundet të prodhojë fiku ullinj, ose hardhia fiq? Kështu asnjë burim nuk mund të japë ujë të kripur dhe të ëmbël.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7