- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Santiago 2:11|
									sepse gjyqi do të jetë pa mëshirë për atë që nuk ka treguar mëshirë; dhe mëshira triumfon mbi gjykimin.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Santiago 2:12|
									Ç´dobi ka, vëllezër të mi, nëse dikush thotë se ka besim, por nuk ka vepra? A mund ta shpëtojë atë besimi?									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Santiago 2:13|
									Dhe në qoftë se një vëlla ose një motër janë të zhveshur dhe u mungon ushqimi i përditshëm,									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Santiago 2:14|
									dhe dikush nga ju u thothë atyre: "Shkoni në paqe! Ngrohuni dhe ngopuni', dhe nuk u jepni atyre gjërat për të cilat kanë nevojë për trupin, ç´dobi ka?									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Santiago 2:15|
									Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s´ka vepra, është i vdekur në vetvete.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Santiago 2:16|
									Po dikush do të thotë: "Ti ke besimin, dhe unë kam veprat'; më trego besimin tënd pa veprat e tua dhe unë do të të tregoj besimin tim me veprat e mia.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Santiago 2:17|
									Ti beson se ka vetëm një Perëndi. Mirë bën; edhe demonët besojnë dhe dridhen.									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Santiago 2:18|
									Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Santiago 2:19|
									Abrahami, ati ynë, a nuk u shfajësua me anë të veprave, kur e ofroi birin e vet, Isakun, mbi altar?									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Santiago 2:20|
									Ti e sheh se besimi vepronte bashkë me veprat e tij, dhe se, nëpërmjet veprave, besimi u përsos.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15