-
-
Bibla Shqiptare
-
-
10
|Santiago 4:10|
Ka vetëm një Ligjdhënës, që mund të të shpëtojë ose të të çojë në humbje; por ti kush je që gjykon një tjetër?
-
11
|Santiago 4:11|
Dhe tani, ju që thoni: "Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë',
-
12
|Santiago 4:12|
ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç´është jeta? Éshtë avull që duket për pak, dhe pastaj humbet.
-
13
|Santiago 4:13|
Në vend që të thoni: "Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë'.
-
14
|Santiago 4:14|
Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe.
-
15
|Santiago 4:15|
Ai, pra, që di të bëjë të mirë edhe nuk e bën, bën mëkat.
-
16
|Santiago 4:16|
Dhe tani ju, o pasanikë: qani dhe vajtoni për të këqijat që do t´ju zënë!
-
17
|Santiago 4:17|
Pasuria juaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja.
-
1
|Santiago 5:1|
Ari dhe argjendi juaj u ndryshkën, dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush dhe do t´ju përpijë mishërat si zjarr; keni mbledhur thesare në ditët e fundit.
-
2
|Santiago 5:2|
Ja, paga që u keni ngrënë puntorëve që ju korrën arat, po këlthet; dhe klithmat e atyre që korrën, arritën në vesh të Zotit të ushtrive.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13