- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Samuel 20:9|
									Joabi i tha Amasas: "A je mirë, vëllai im?". Pastaj Joabi me dorën e djathtë e kapi Amasan nga mjekra për ta puthur.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Samuel 20:10|
									Amasa nuk vuri re shpatën që Joabi kishte në dorën tjetër; me të ai e goditi në bark dhe përbrëndësat e barkut u përhapën për tokë pa e goditur për së dyti, dhe ai vdiq. Pastaj Joabi dhe i vëllai  Abishai filluan të ndiqnin Sheban, birin e  Bikrit.									
									    
								 
- 
									
									11
									 
									 
									|2 Samuel 20:11|
									Ndërkaq njeri prej të rinjve të Joabit kishte mbetur pranë Amasas dhe thoshte: "Kush e do Joabin dhe kush është për Davidin le të shkojnë pas Joabit!".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|2 Samuel 20:12|
									Por Amasa po përpëlitej në gjak, në mes të rrugës. Kur ai njeri vuri re që tërë populli po ndalej, e tërhoqi zvarrë Amasan jashtë rrugës në një fushë dhe i hodhi sipër një mantel, sepse të gjithë ata që i afroheshin ndaleshin.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|2 Samuel 20:13|
									Kur u hoq nga rruga, të gjithë vazhduan pas Joabit për të ndjekur Sheban, birin e Bikrit.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|2 Samuel 20:14|
									Joabi kaloi në të gjitha fiset e Izraelit deri në Abel dhe në Beth-Maakah. Të gjithë Berejtë u mblodhën dhe i shkuan pas.									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|2 Samuel 20:15|
									Shkuan pastaj të rrethojnë Sheban në Abel të Beth-Maakahut dhe ndërtuan kundër qytetit një ledh prej dheu që ngrihej pranë mureve; tërë njerëzit që ishin me Joabin përpiqeshin të dëmtonin muret për t´i rrëzuar.									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|2 Samuel 20:16|
									Atëherë një grua e urtë thirri nga qyteti: "Dëgjoni, dëgjoni! Ju lutem, i thoni Joabit të afrohet, sepse dua t´i flas!".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|2 Samuel 20:17|
									Kur iu afrua, gruaja e pyeti: "A je ti Joabi?". Ai u përgjigj: "Jam unë". Atëherë ajo i tha: "Dëgjo fjalët e shërbëtores sate". Ai u përgjigj: "Po dëgjoj".									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|2 Samuel 20:18|
									Ajo vazhdoi: "Dikur e kishin zakon të thonin: "Do t´i kërkojmë këshillë Abelit", sepse kështu problemi ishte i zgjidhur.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18