- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									3
									 
									 
									|2 Samuel 21:3|
									Atherë Davidi u tha Gabaonitëve: "Çfarë duhet të bëj për ju dhe në ç´mënyrë duhet të veproj për të ndrequr gabimin e bërë, me qëllim që ju të bekoni trashëgiminë e Zotit?".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|2 Samuel 21:4|
									Gabaonitët u përgjigjën: "Ne nuk na intereson të kemi ar apo argjend nga Sauli apo nga shtëpia e tij, as duhet të vrisni për ne ndonjë njeri në Izrael". Mbreti tha: "Atë që kërkoni, unë do ta bëj për ju".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|2 Samuel 21:5|
									Ata iu përgjigjën mbretit: "Për njeriun që na ka konsumuar dhe që ka menduar të na shfarosë për të na zhdukur nga tërë territori i Izraelit,									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|2 Samuel 21:6|
									të na dorëzohen shtatë burra nga trashëgimtarët e tij dhe ne do t´i varim përpara Zotit në Gibeah të Saulit, që është i zgjedhuri i Zotit". Mbreti tha: "Do t´jua dorëzoj".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|2 Samuel 21:7|
									Mbreti e kurseu Mefoboshethin, birin e Jonatanit, bir të Saulit, për shkak të betimit të Zotit që ekzistonte midis tyre, midis Davidit dhe Jonathanit, birit të Saulit.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|2 Samuel 21:8|
									Por mbreti mori dy bijtë që Ritspah, bija e Ajahut, i kishte lindur Saulit, Armonin dhe Mefibeshethin, dhe pesë bijtë që Mikal, e bija e Saulit, i kishte lindur Adrielit nga Mehola, birit të Barzilait,									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|2 Samuel 21:9|
									dhe ua dorëzoi Gabaonitëve, që i varën në mal, përpara Zotit. Kështu u vranë në ditët e para të korrjeve, kur filloi korrja e elbit.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|2 Samuel 21:10|
									Ritspah, e bija e Ajahut, mori një mbulesë të ashpër dhe e shtriu mbi shkëmb, duke qendruar aty nga fillimi i korrjes deri sa mbi ta ra shi nga qielli. Ajo nuk i lejoi shpendët e qiellit të zbrisnin									
									    
								 
- 
									
									11
									 
									 
									|2 Samuel 21:11|
									Kur i treguan Davidit atë që kishte bërë Ritspah, bija e Ajahut, konkubinë e Saulit,									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|2 Samuel 21:12|
									Davidi shkoi të marrë eshtrat e Saulit dhe ato të Jonathanit, birit të tij, nga banorët e Jabeshit të Galaadit, që i kishin marrë me vete nga sheshi i Beth-Shanit, ku Filistejt i kishin varur kur kishin mundur Saulin në Gilboa.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18