- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									19
									 
									 
									|2 Samuel 20:19|
									Jemi në një nga qytetet më paqësore e më besnike të Izraelit; dhe ti kërkon të shkatërrosh një qytet që është një nënë në Izrael. Pse kërkon të shkatërrosh trashëgiminë e Zotit?".									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|2 Samuel 20:20|
									Joabi u përgjigj: "Qoftë larg, larg meje mendimi i shkatërrimit dhe i shkretimit.									
									    
								 
- 
									
									21
									 
									 
									|2 Samuel 20:21|
									Punët nuk qëndrojnë kështu; një njeri nga krahina malore e Efraimit i quajtur Sheba, bir i Bikrit, ka ngritur dorën kundër mbretit, kundër Davidit. Më dorëzoni vetëm atë dhe unë do të largohem nga  qyteti". Gruaja i tha Joabit: "Ja, koka e tij  do të hidhet nga muri".									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|2 Samuel 20:22|
									Atëherë gruaja; me urtësinë e saj, iu drejtua tërë popullit; kështu ia prenë kokën Shebas, birit të Bikrit, dhe ia hodhën Joabit. Ky urdhëroi t´i bien borisë dhe të gjithë u larguan nga qyteti dhe  secili shkoi në çadrën e vet. Pastaj Joabi u  kthye në Jeruzalem pranë mbretit.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|2 Samuel 20:23|
									Joabi ishte në krye të gjithë ushtrisë së Izraelit; Benajahu, bir i Jehojadit, ndodhej në krye të Kerethejve dhe të Pelethejve.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|2 Samuel 20:24|
									Adorami merrej me haraçet; Jozafati, bir i Ahiludit, ushtronte funksionin e kançelierit;									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|2 Samuel 20:25|
									Sheva ishte sekretar; Tsadoku dhe Abiathari ishin priftërinj;									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|2 Samuel 20:26|
									dhe Ira i Jairit ishte kryeministri i Davidit.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|2 Samuel 21:1|
									Në kohën e Davidit pati zi buke për tre vjet me radhë; Davidi kërkoi fytyrën e Zotit dhe Zoti i tha: "Kjo ndodh për shkak të Saulit dhe të shtëpisë së tij gjakatare, sepse ai i ka bërë të vdesin Gabaonitët".									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|2 Samuel 21:2|
									Atëherë mbreti thirri Gabaonitët dhe u foli atyre. (Gabaonitët nuk u përkisnin bijve të Izraelit, por ishin mbeturina të Amorejve; bijtë e Izraelit ishin betuar se do t´i kursenin, por Sauli, në zellin  e tij të madh për bijtë e Izraelit dhe të  Judës, ishte orvatur t´i shfaroste).									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18