-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Apocalipsis 13:11|
Pastaj pashë një bishë tjetër, që ngjitej nga dheu, dhe kishte dy brirë që u ngjanin atyre të qengjit, por fliste si një dragua.
-
12
|Apocalipsis 13:12|
Ajo ushtronte gjithë pushtetin e bishës së parë përpara saj dhe bënte që dheu dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse.
-
13
|Apocalipsis 13:13|
Edhe bënte shenja të mëdha, sa që edhe zjarr bënte të zbresë nga qielli mbi dhe në prani të njerëzve,
-
14
|Apocalipsis 13:14|
dhe i mashtronte banorët e dheut me anë të shenjave që i ishin dhënë për të bërë përpara bishës, duke u thënë banorëve të dheut t´i bëjnë një figurë bishës, që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë.
-
15
|Apocalipsis 13:15|
Dhe iu dha t´i japë një frymë figurës së bishës, aq sa figura e bishës të flasë, edhe të bëjë që të gjithë ata të cilët nuk e adhuronin figurën e bishës, të vriteshin.
-
16
|Apocalipsis 13:16|
Veç kësaj bëri që të gjithëve, të vegjël e të mëdhenj, dhe të pasur dhe të varfër, dhe të lirë dhe skllevër, t´u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre,
-
17
|Apocalipsis 13:17|
dhe që askush të mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj.
-
18
|Apocalipsis 13:18|
Këtu është urtia. Ai që ka mend, le të bëjë llogari numrin e bishës, sepse është numër njeriu; dhe numri i tij është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13