-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Apocalipsis 17:11|
Dhe bisha që ishte, dhe nuk është më, është edhe ajo i teti mbret, dhe është nga të shtatët dhe shkon në përhumbje.
-
12
|Apocalipsis 17:12|
Të dhjetë brirët, që pe, janë dhjetë mbretër, të cilët nuk kanë marrë ende mbretërinë, por do të marrin pushtet si mbretër, një orë, bashkë me bishën.
-
13
|Apocalipsis 17:13|
Këta kanë një qëllim, dhe do t´ia japin fuqinë dhe pushtetin e tyre bishës.
-
14
|Apocalipsis 17:14|
Ata do të luftojnë kundër Qengjit dhe Qengji do t´i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që janë me të janë të thirrur, të zgjedhur dhe besnikë'.
-
15
|Apocalipsis 17:15|
Pastaj më tha: "Ujërat që ke parë, ku ulet lavirja, janë popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.
-
16
|Apocalipsis 17:16|
Dhe të dhjetë brirët që ke parë mbi bishën, këta do të urrejnë laviren, do ta bëjnë të shkretë dhe lakuriq, dhe do të hanë mishrat e saj dhe do ta djegin në zjarr.
-
17
|Apocalipsis 17:17|
Sepse Perëndia u dha në zemër atyre të kryejnë mendjen e tij, të bëhen në një mendje, edhe t´i japin bishës mbretërinë e tyre, gjersa të plotësohen fjalët e Perëndisë.
-
18
|Apocalipsis 17:18|
Dhe gruaja që pe është qyteti i madh, që mbretëron mbi mbretëritë e dheut'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13