-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Apocalipsis 22:11|
Kush është i padrejtë, le të vazhdojë të jetë i padrejtë, kush është i ndyrë le të vazhdojë të jetë i ndyrë, kush është i drejtë le të vazhdojë të praktikojë drejtësinë, dhe kush është i shenjtë le të vazhdojë të shenjtërohet.
-
12
|Apocalipsis 22:12|
Dhe ja, unë vij shpejt, dhe shpërblimi im është me mua, për t´i dhënë gjithsecilit sipas veprave që ai ka bërë.
-
13
|Apocalipsis 22:13|
Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit'.
-
14
|Apocalipsis 22:14|
Lum ata që i kryejnë urdhërimet e tij, që të kenë të drejtën për drurin e jetës dhe për të hyrë në portat e qytetit.
-
15
|Apocalipsis 22:15|
Jashtë janë qentë, magjistarët, kurvarët, vrasësit, idhujtarët dhe kushdo që do dhe zbaton gënjeshtrën.
-
16
|Apocalipsis 22:16|
'Unë, Jezusi, dërgova engjëllin tim për t´ju dëshmuar për këto gjëra nëpër kisha. Unë jam Rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit'.
-
17
|Apocalipsis 22:17|
Dhe Fryma dhe nusja thonë: "Eja!'. Dhe ai që dëgjon le të thotë: "Eja!'. Dhe ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës.
-
18
|Apocalipsis 22:18|
Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t´i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër.
-
19
|Apocalipsis 22:19|
Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t´i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.
-
20
|Apocalipsis 22:20|
Ai që dëshmon për këto gjëra, thotë: "Po, unë vij shpejt. Amen'. Po, eja, Zoti Jezus.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13