-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Apocalipsis 2:21|
Ja, unë e flakë atë në një shtrat vuajtjesh, dhe ata që kurvërojnë me të, në shtrëngim të madh, po nuk u penduan për veprat e tyre;
-
22
|Apocalipsis 2:22|
Dhe do t´i godas me vdekje bijtë e saj; dhe të gjitha kishat do të njohin se unë jam ai që heton mendjet dhe zemrat; dhe do t´i jap gjithsecilit nga ju sipas veprave të veta.
-
23
|Apocalipsis 2:23|
Por juve dhe të tjerëve që janë në Tiatirë, që nuk kanë këtë doktrinë dhe nuk i kanë njohur thellësirat e Satanit, siç e quajnë ata, unë them: nuk do të vë barrë tjetër mbi ju;
-
24
|Apocalipsis 2:24|
por mbajeni fort atë që keni, derisa të vij.
-
25
|Apocalipsis 2:25|
Dhe kujt fiton dhe i ruan deri në fund veprat e mia, do t´i jap pushtet mbi kombet;
-
26
|Apocalipsis 2:26|
dhe ai do t´i qeverisë ata me një shufër hekuri dhe ata do të thyhen si enë argjile, sikurse mora edhe unë pushtet prej Atit tim;
-
27
|Apocalipsis 2:27|
dhe unë do t´i jap atij yllin e mëngjesit.
-
28
|Apocalipsis 2:28|
Kush ka veshë, le të dëgjojë atë që Fryma u thotë kishave'.
-
29
|Apocalipsis 2:29|
'Dhe engjëllit të kishës në Sardë shkruaji: këto gjëra thotë ai që ka të shtatë Frymërat e Perëndisë dhe të shtatë yjet. Unë i di veprat e tua; ti ke emrin se jeton, por je i vdekur.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13