-
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Ester 9:29|
Mbretëresha Ester, bijë e Abihailit, dhe Judeu Mardoke shkruan me autoritet të plotë letrën e tyre të dytë lidhur me Purimin.
-
30
|Ester 9:30|
Mardokeu u dërgoi letra tërë Judejve në njëqind e njëzet e shtatë krahina të mbretërisë së Asueros, me fjalë paqeje dhe të së vërtetës.
-
31
|Ester 9:31|
për t´i vendosur ato ditë të Purimit në kohën e caktuar, siç i kishin vendosur atyre Judeu Mardoke dhe mbretëresha Ester ashtu si kishin vendosur ata vetë për vete dhe për pasardhësit e tyre me rastin e agjerimit të tyre dhe të britmës së tyre.
-
32
|Ester 9:32|
Kështu dekreti i Esterit fiksoi caktimin e Purimit dhe u shkrua në një libër.
-
1
|Ester 10:1|
Mbreti Asuero i vuri një haraç vendit dhe ishujve të detit.
-
2
|Ester 10:2|
Gjithë faktet e forcës dhe fuqisë së tij dhe përshkrimi i kujdesshëm i Mardokeut, i cili u ngrit nga mbreti, a nuk janë vallë të shkruara në librin e Kronikave të mbretërve të Medisë dhe të Persisë?
-
3
|Ester 10:3|
Judeu Mardoke vinte i dyti në fakt mbas mbretit Asuero, i madh midis Judejve dhe i dashur nga moria e vëllezërve të tij; ai kërkonte të mirën e popullit të tij dhe kishte fjalë paqeje për gjithë fisin e tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10