-
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|Ester 5:14|
Aëherë bashkëshortja e tij Zeresh dhe tërë miqtë e tij i thanë: "Të përgatitet një trekëmbësh i lartë pesëdhjetë kubitë; nesër në mëngjes i thuaj mbretit që aty të varet Mardokeu; pastaj shko i kënaqur në banket me mbretin". Kjo gjë i pëlqeu Hamanit, që bëri të përgatitet trekëmbëshi.
-
1
|Ester 6:1|
Atë natë mbretin nuk e zinte gjumi. Atëherë urdhëroi që t´i sillnin librin e ngjarjeve për t´u mbajtur mend, Kronikat; dhe u lexua para mbretit.
-
2
|Ester 6:2|
U gjet e shkruar që Mardokeu kishte denoncuar Bigthanan dhe Tereshin, dy eunukët e mbretit midis derëtarëve, që kishin kërkuar të shtrinin dorën kundër mbretit Asuero.
-
3
|Ester 6:3|
Atëherë mbreti pyeti: "Çfarë nderimi dhe shpërblimi iu dha Mardokeu për këtë?". Shërbëtorët e mbretit që i shërbenin u përgjigjën: "Nuk u bë asgjë për të".
-
4
|Ester 6:4|
Atëherë mbreti tha: "Kush është në oborr?". (Hamani sapo kishte hyrë në oborrin e jashtëm të pallatit të mbretit, për t´i kërkuar mbretit që ta varte Mardokeun në trekëmbëshin që kishte përgatitur për të).
-
5
|Ester 6:5|
Shërbëtorët e mbretit iu përgjigjën: "Ja, Hamani është në oborr". Mbreti tha: "Lëreni të hyjë".
-
6
|Ester 6:6|
Atëherë Hamani hyri dhe mbreti i tha: "Çfarë duhet t´i bëhet një njeriu që mbreti dëshiron ta nderojë?". Hamani mendoi në zemër të vet: "Cilin do të donte të nderonte mbretin më shumë se mua?".
-
7
|Ester 6:7|
Hamani iu përgjigj mbretit: "Për njeriun që mbreti dëshiron të nderojë,
-
8
|Ester 6:8|
të merret rroba mbretërore që ka veshur mbreti dhe kali mbi të cilin ka hipur dhe të vihet mbi kokën e tij një kurorë mbretërore.
-
9
|Ester 6:9|
t´i dorëzohet rrobja dhe kali njerit prej princave më fisnikë të mbretit dhe t´i vishen rrobat njeriut që mbreti dëshiron të nderojë; pastaj të çohet me kalë nëpër rrugët e qytetit dhe të shpallet para tij: "Kështu veprohet me njeriun që mbreti dëshëron të nderojë!"".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13