- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ester 4:11|
									"Tërë shërbëtorët e mbretit dhe populli i krahinave të tij e dinë që cilido burrë ose grua që hyn në oborrin e brendshëm për të shkuar te mbreti, pa qenë i thirrur, duhet të dënohet me vdekje, në  bazë të një ligji të veçantë, veç po të jetë  se mbreti shtrin ndaj tij skeptrin e tij prej ari; vetëm kështu ai do të shpëtojë jetën e tij. Dhe kaluan tanimë tridhjetë ditë që nuk jam thirrur për të  shkuar te mbreti".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ester 4:12|
									Kështu ia njoftuan Mardokeut fjalët e Esterit,									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ester 4:13|
									dhe Mardokeu iu përgjigj Esterit: "Mos mendo se do të shpëtosh vetëm ti nga gjithë Judejtë, sepse ndodhesh në pallatin e mbretit.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ester 4:14|
									Sepse po të jetë se ti hesht në këtë moment, ndihma dhe çlirimi do të vijnë për Judejtë nga një anë tjetër; por ti dhe shtëpia e atit tënd do të shuheni. Përveç kësaj, kush e di nëse është pikërisht  për një kohë të tillë që ti ke arritur në  pozitë mbretërore?".									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ester 4:15|
									Atëherë Esteri urdhëroi t´i përgjigjeshin Mardokeut kështu:									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ester 4:16|
									"Shko, mblidh tërë Judejtë që ndodhen në Suzë, dhe agjeroni për mua; rrini pa ngrënë dhe pa pirë tri ditë, natë e ditë. Edhe unë me vajzat e mia do të agjerojmë në të njëjtën mënyrë; pastaj do të  hyj te mbreti; megjithëse një gjë e tillë është  kundër ligjit; dhe në qoftë se duhet të vdes, do të vdes".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ester 4:17|
									Mardokeu iku dhe bëri të gjitha gjërat që Esteri kishte urdhëruar.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ester 5:1|
									Ditën e tretë, Esteri veshi rrobën mbretërore dhe u paraqit në oborrin e brendshëm të pallatit të mbretit, përballë apartamentit të mbretit. Mbreti ishte ulur mbi fronin mbretëror në pallatin mbretëror, përballë hyrjes së pallatit.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ester 5:2|
									Sa e pa mbreti mbretëreshën Ester më këmbë në oborr, ajo fitoi simpatinë e tij. Kështu mbreti zgjati në drejtim të Esterit skeptrin prej ari që mbante në dorë, dhe Esteri u afrua dhe preku majën e skeptrit.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ester 5:3|
									Atëherë mbreti i tha: "Çfarë do, mbretëreshë Ester? Cila është kërkesa jote? Edhe sikur të jetë gjysma e mbretërisë sime, do të të jepet".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18