- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Ester 4:1|
									Kur Mardokeu mësoi të gjitha ato që kishin ndodhur, grisi rrobat e tij, u mbulua me një thes dhe me hi dhe doli nëpër qytet, duke lëshuar britma të forta dhe plot hidhërim;									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Ester 4:2|
									dhe arriti deri te porta e mbretit, sepse nuk lejohej që asnjeri i mbuluar me thes të hynte te porta e mbretit.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Ester 4:3|
									Në çdo krahinë, ku arritën urdhëri i mbretit dhe dekreti i tij, pati një keqardhje të madhe për Judejtë, me agjerime, me të qara dhe vajtime; dhe shumë njerëz u mbuluan me një thes dhe me hi.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Ester 4:4|
									Vajzat e Esterit dhe eunukët e saj erdhën t´ia njoftojnë ngjarjen, dhe mbretëresha u angështua shumë; pastaj i dërgoi rroba Mardokeut, që t´i vishte dhe të hiqte nga trupi i tij thesin, por ai nuk i pranoi.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Ester 4:5|
									Atëherë Esteri thirri Hathakun, njerin nga eunukët e mbretit të caktuar prej tij t´i shërbenin asaj dhe e urdhëroi të shkonte te Mardokeu për të mësuar se çfarë gjë e brengoste dhe për ç´arësye.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Ester 4:6|
									Kështu Hathaku shkoi te Mardokeu në sheshin e qytetit, që ndodhej përballë portës së mbretit.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Ester 4:7|
									Mardokeu i tregoi tërë ato që i kishin ndodhur dhe përmëndi gjithashtu shumën e parave që Hamani kishte premtuar të derdhte në thesarin mbretëror për të siguruar shkatërrimin e Judejve;									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Ester 4:8|
									i dha gjithashtu një kopje të tekstit të dekretit që ishte shpallur në Suzë për shfarosjen e tyre, me qëllim që t´ia tregonte Esterit, t´ia shpjegonte asaj dhe ta urdhëronte të shkonte te mbreti për  ta lutur me të madhe dhe për të ndërhyrë  pranë tij në favor të popullit të tij.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Ester 4:9|
									Kështu Hathaku u kthye tek Esteri dhe i njoftoi fjalët e Mardokeut.									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Ester 4:10|
									Atëherë Esteri i foli Hathakut dhe e urdhëroi të shkonte e t´i thoshte Mardokeut:									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18