- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Ester 1:11|
									të sillnin para mbretit mbretëreshën Vashti me kurorën mbretërore, për t´i treguar popullit dhe princave bukurinë e saj; në të vërtetë ajo kishte një pamje të hijshme.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Ester 1:12|
									Por mbretëresha Vashti nuk pranoi të vinte sipas urdhrit të mbretit që iu njoftua me anë të eunukëve; mbreti u pezmatua shumë dhe zemërimi i tij i ziente përbrenda.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Ester 1:13|
									Atëherë mbreti pyeti dijetarët që njihnin kohërat (kjo ishte në fakt mënyra e veprimit të mbretit me gjithë ata që njihnin ligjin dhe drejtësinë;									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Ester 1:14|
									me të afërt për të ishin Karshena, Shethari, Admatha, Tarshishi, Meresi, Marsena dhe Memukani, shtatë princa të Persisë dhe të Medisë që pranoheshin të rrinin para mbretit dhe zinin postet e para në mbretëri):									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Ester 1:15|
									"Simbas ligjit çfarë duhet t´i bëhet mbretëreshës Vashti, që nuk zbatoi urdhrin e mbretit Asuero që iu transmetua me anë të eunukëve?".									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Ester 1:16|
									Memukami u përgjigj para mbretit dhe princave: "Mbretëresha Vashti nuk ka vepruar drejt vetëm ndaj mbretit, por edhe ndaj gjithë princave dhe tërë popujve që janë në të gjitha krahinat e mbretit Asuero.									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Ester 1:17|
									Sjellja e mbretëreshës do të merret vesh nga të gjitha gratë që do të nxiten të përçmojnë burrat e tyre dhe të thonë: "Mbreti Asuero kishte urdhëruar që të sillnin para tij mbretëreshën Vashti, por ajo nuk i vajti".									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Ester 1:18|
									Madje që sot princeshat e Persisë dhe të Medisë që kanë marrë vesh sjelljen e mbretëreshës, do t´u flasin gjithë princave të mbretit dhe nga kjo do të lindë shumë përçmim dhe zemërim.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Ester 1:19|
									Në qoftë se mbretit i duket me vend, le të nxjerrë ai një udhëresë mbretërore që të përfshihet në ligjet e Persisë dhe të Medisë dhe të jetë e parevokueshme, në bazë të së cilës Vashti të mos dalë  më në prani të mbretit Asuero; mbreti ti japë  pastaj pozitën e saj mbretërore një tjetre më të mirë se ajo.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Ester 1:20|
									Kur urdhëresa e nxjerrë nga mbreti do të njoftohet në tërë mbretërinë e tij, që është e gjerë, tërë gratë do të nderojnë bashkëshortët e tyre, nga më i madhi deri te më i vogli".									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18