- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Éxodo 10:1|
									Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni; sepse e kam fortësuar zemrën e tij dhe zemrën e shërbëtorëve të tij, me qëllim që unë të mund të tregoj këto shenjat e mia në mes tyre,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Éxodo 10:2|
									dhe me qëllim që ti të mundësh t´u tregosh bijve të tu dhe bijve të bijve të tu gjërat e mëdha që kam bërë, duke vënë në lojë Egjiptasit, dhe shenjat e mia që kam bërë midis tyre, që të dini se unë jam Zoti".									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Éxodo 10:3|
									Moisiu dhe Aaroni shkuan te Faraoni dhe i thanë: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i Hebrenjve: "Deri kur do të refuzosh të ulësh kokën para meje? Lëre popullin tim të shkojë që të mund të më shërbejë.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Éxodo 10:4|
									Sepse po refuzove ta lësh popullin tim të shkojë, që nesër do të sjell karkaleca në territorin tënd.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Éxodo 10:5|
									Dhe ato do të mbulojnë faqen e dheut, kështu që asnjeri nuk do të mund ta shohë tokën; dhe ato do të përpijnë edhe atë që ka mbetur, atë që ju ka lënë breshri, dhe do të përpinë çdo pemë që rritet për ju në fusha.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Éxodo 10:6|
									Dhe do t´i mbushin shtëpitë tuaja, shtëpitë e tërë shërbëtorëve të tu dhe shtëpitë e tërë Egjiptasve, diçka që as etërit e tu as etërit e etërve të tu nuk e kanë parë kurrë, nga dita që qenë mbi dhe  deri në këtë ditë"". Me t´i thënë këto fjalë  ktheu kurrizin dhe doli nga prania e Faraonit.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Éxodo 10:7|
									Pastaj shërbëtorët e Faraonit i thanë: "Deri kur ky njeri do të jetë pengesë për ne? Lëri këta njerëz të ikin, që t´i shërbejnë Zotit Perëndisë të tyre! Nuk e ke kuptuar akoma që Egjipti është shkatërruar?".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Éxodo 10:8|
									Kështu Moisiu dhe Aaroni u rikthyen te Faraoni; dhe ky u tha atyre: "Shkoni, shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj. Por kush janë ata që do të shkojnë?". Moisiu tha:									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Éxodo 10:9|
									"Ne do të shkojmë me fëmijët tanë dhe me pleqtë tanë, me bijtë tanë dhe bijat tona; do të shkojmë me kopetë tona të bagëtive të imta dhe të trasha, sepse duhet të kremtojmë një festë kushtuar Zotit".									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Éxodo 10:10|
									Faraoni u tha atyre: "Zoti qoftë me ju, kur unë do t´ju lë të ikni bashkë me fëmijët tuaj! Por kini kujdes se mos keni qëllime të këqia!									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18