-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Éxodo 29:1|
"Kjo është ajo që do të bësh për t´i shuguruar në mënyrë që të më shërbejnë si priftërinj. Merr një dem të vogël dhe dy desh pa të meta,
-
2
|Éxodo 29:2|
disa bukë pa maja, ëmbëlsira pa maja të zëna me vaj dhe revani pa maja të lyer me vaj; (do t´i bësh me majë mielli të grurit).
-
3
|Éxodo 29:3|
Do t´i vësh në një shportë dhe do t´i çosh bashkë me demin e vogël dhe dy deshtë.
-
4
|Éxodo 29:4|
Do ta afrosh Aaronin dhe bijtë e tij në hyrjen e çadrës së mbledhjes dhe do t´i lash me ujë.
-
5
|Éxodo 29:5|
Pastaj do të marrësh rrobat dhe do ta riveshësh Aaronin me tunikën, me mantelin e efodit, me efodin dhe me pektoralin, dhe do t´i ngjeshësh brezin e punuar artistikisht të efodit.
-
6
|Éxodo 29:6|
Do t´i vësh mbi krye çallmën dhe mbi çallmën do të vësh diademën e shenjtë.
-
7
|Éxodo 29:7|
Pastaj do të marrësh vajin e vajosjes, do ta derdhësh mbi kryet e tij dhe do ta vajosësh.
-
8
|Éxodo 29:8|
Pastaj do t´i afrosh bijtë e tij dhe do t´u riveshësh tunikat.
-
9
|Éxodo 29:9|
Do t´u ngjeshësh Aaronit dhe bijve të tij brezat dhe do të vësh mbi ta mbulesa kokash; priftëria do t´iu përkasë atyre për gjithë jetën. Kështu do të shugurosh Aaronin dhe bijtë e tij.
-
10
|Éxodo 29:10|
Pastaj do të afrosh demin e vogël para çadrës së mbledhjes; dhe Aaroni dhe bijtë e tij do të vënë duart e tyre mbi kokën e demit të vogël.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7