-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Éxodo 29:21|
Do të marrësh pastaj nga gjaku që është mbi altar dhe nga vaji i vajosjes dhe do të spërkatësh Aaronin dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre. Kështu do të shenjtërohet ai dhe rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e tyre bashkë me të.
-
22
|Éxodo 29:22|
Do të marrësh edhe dhjamin e dashit, dhjamin e bishtit, dhjamin që mbulon zorrët, bulën e mëlçisë, dy veshkat dhe dhjamin që është mbi to dhe kofshën e djathtë, (sepse është një dash shenjtërimi);
-
23
|Éxodo 29:23|
do të marrësh edhe një bukë, një ëmbëlsirë me vaj dhe një revani nga shporta e bukës së ndorme, që është para Zotit,
-
24
|Éxodo 29:24|
dhe të gjitha këto gjëra do t´i vësh në duart e Aaronit dhe në duart e bijve të tij, dhe do t´i tundësh si një ofertë e bërë përpara Zotit.
-
25
|Éxodo 29:25|
Pastaj do t´i marrësh nga duart e tyre dhe do t´i tymosësh mbi altarin, mbi olokaustin, si një erë e këndshme përpara Zotit; është një flijim i bërë me anë të zjarrit Zotit.
-
26
|Éxodo 29:26|
Pas kësaj do të marrësh gjoksin e dashit të përdorur për shugurimin e Aaronit dhe do ta tundësh si një ofertë e lëvizur përpara Zotit; dhe kjo do të jetë pjesa e jote.
-
27
|Éxodo 29:27|
Dhe nga dashi i përdorur për shenjtërim do të ruash gjoksin e ofertës së lëvizur dhe kofshën e ofertës së ngritur, që u takojnë Aaronit dhe bijve të tij.
-
28
|Éxodo 29:28|
Ai do të jetë nga ana e bijve të Izraelit për Aaronin dhe bijtë e tij një rregull i përhershëm, sepse është një ofertë lartësimi. Do të jetë një ofertë lartësimi nga ana e bijve të Izraelit që është marrë nga flitë e tyre të falënderimit, oferta e tyre për lartësim te Zoti.
-
29
|Éxodo 29:29|
Dhe rrobat e shenjta të Aaronit do t´u kalojnë bijve të tij mbas tij, me qëllim që të vajosen dhe të shenjtërohen tek ata.
-
30
|Éxodo 29:30|
Ai bir që bëhet prift në vend të tij do t´i veshë ato për shtatë ditë, kur do të hyjë në çadrën e mbledhjes për të kryer shërbesën në vendin e shenjtë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7