-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Éxodo 2:1|
Por një njeri i shtëpisë së Levit shkoi e mori për grua një bijë të Levit.
-
2
|Éxodo 2:2|
Dhe gruaja u ngjiz dhe lindi një bir; dhe, duke parë që ishte i bukur, e mbajti fshehur tre muaj.
-
3
|Éxodo 2:3|
Por, kur nuk mundi ta mbante më të fshehur, mori një kanistër prej xunkthi, e leu me bitum dhe katran, vendosi në të fëmijën dhe e la në kallamishtën në bregun e lumit.
-
4
|Éxodo 2:4|
Motra e fëmijës rrinte në një farë largësie për të mësuar se çfarë do t´i ndodhte.
-
5
|Éxodo 2:5|
Por vajza e Faraonit zbriti për t´u larë në lumë, ndërsa shërbëtoret e saj shëtisnin buzë lumit. Ajo pa kanistrën në kallamishte dhe dërgoi shërbëtoren e saj ta marrë.
-
6
|Éxodo 2:6|
E hapi dhe pa fëmijën; dhe ja, i vogli po qante; asaj iu dhimbs dhe tha: "Ky është një fëmijë hebre".
-
7
|Éxodo 2:7|
Atëherë motra e fëmijës i tha bijës së Faraonit: "A duhet të shkoj të thërras një tajë nga gratë hebre që ta mëndë këtë fëmijë për ty?".
-
8
|Éxodo 2:8|
E bija e Faraonit iu përgjegj: "Shko". Dhe vajza shkoi të thërrasë nënën e fëmijës.
-
9
|Éxodo 2:9|
Dhe bija e Faraonit i tha: "Merre me vete këtë fëmijë, mënde për mua, dhe unë do të të jap pagën tënde". Kështu gruaja e mori fëmijën dhe e mëndi.
-
10
|Éxodo 2:10|
Kur fëmija u rrit, ajo ia çoi bijës së Faraonit; ai u bë bir i saj dhe ajo e quajti Moisi, duke thënë: "Sepse unë e nxora nga uji".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7