-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Éxodo 28:1|
"Pastaj afro pranë vetes sate Aaronin, tët vëlla, dhe bijtë e tij së bashku me të, nga gjiri i bijve të Izraelit, që të më shërbejnë mua si prift; e kam fjalën për Aaronin, Nadabin, Eleazarin dhe Ithamarin, bij të Aaronit.
-
2
|Éxodo 28:2|
Dhe do t´i bësh Aaronit, vëllait tënd, rroba të shenjta, për t´i dhënë nder e hijeshi.
-
3
|Éxodo 28:3|
Do të flasësh me të gjithë personat e aftë, që i kam mbushur me frymën e diturisë, dhe ata t´i bëjnë rrobat e Aaronit për ta shenjtëruar, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift.
-
4
|Éxodo 28:4|
Dhe këto janë rrobat që do të bëjnë: një pektoral, një efod, një mantel, një tunikë e thurur me shtiza, një çallmë dhe një brez. Do të bëjnë, pra, rroba të shenjta për Aaronin, vëllanë tënd dhe për bijtë e tij, me qëllim që të më shërbejnë mua si prift;
-
5
|Éxodo 28:5|
ata do të përdorin ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe dhe li të hollë.
-
6
|Éxodo 28:6|
Do ta bësh efodin me ar dhe fill ngjyrë vjollce, të purpurt, të kuqe flakë si dhe me fill liri të hollë dhe të përdredhur, të punuar artistikisht.
-
7
|Éxodo 28:7|
Në dy skajet e tij do të ketë të lidhura dy supore, me qëllim që të mbahet si një e tërë.
-
8
|Éxodo 28:8|
Brezi i punuar artistikisht, që ndodhet mbi efodin, do të ketë po atë punë të efodit: prej ari dhe me fije ngjyrë vjollce, të purpurt, me flakë të kuqe dhe prej liri të hollë të përdredhur.
-
9
|Éxodo 28:9|
Pastaj do të marrësh dy gurë oniksi dhe do të gdhendësh mbi ta emrat e bijve të Izraelit:
-
10
|Éxodo 28:10|
gjashtë nga emrat e tyre mbi një gur dhe gjashtë emrat e tjerë mbi gurin tjetër, sipas radhës së tyre të lindjes.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13