-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Éxodo 11:1|
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Unë do të sjell edhe një plagë tjetër mbi Faraonin dhe Egjiptin; pas kësaj ai do t´ju lejojë të ikni prej këtej. Kur do t´ju lejojë të shkoni, ai do t´ju dëbojë përfundimisht prej këtej.
-
2
|Éxodo 11:2|
Tani foli popullit në mënyrë që çdo burrë t´i kërkojë fqinjit të tij dhe çdo grua fqinjës së saj sende argjendi dhe ari".
-
3
|Éxodo 11:3|
Dhe Zoti e bëri popullin të ketë hir në sytë e Egjiptasve; edhe Moisiu gëzonte konsideratë të madhe në vendin e Egjiptit, në sytë e shërbëtorëve të Faraonit dhe në sytë e popullit.
-
4
|Éxodo 11:4|
Pastaj Moisiu tha: "Kështu thotë Zoti: "Aty nga mesnata, unë do të kaloj përmes Egjiptit;
-
5
|Éxodo 11:5|
dhe çdo i parëlindur në vendin e Egjiptit do të vdesë, nga i parëlinduri i Faraonit që rri mbi fron, tek i parëlinduri i shërbëtores që rri pas mokrës, si dhe pjellja e parë e bagëtisë.
-
6
|Éxodo 11:6|
Atëherë në vendin e Egjiptit do të ketë një britmë të madhe, që nuk është dëgjuar kurrë më parë dhe që nuk do të dëgjohet asnjëherë tjetër.
-
7
|Éxodo 11:7|
Por kundër asnjërit prej bijve të Izraelit, qofshin ata njerëz apo kafshë, asnjë qen s´ka për të lëvizur gjuhën, me qëllim që të dini se Zoti bën dallimin midis Egjiptasve dhe Izraelit.
-
8
|Éxodo 11:8|
Dhe tërë këta shërbëtorët e tu do të zbresin tek unë dhe do të përkulen para meje, duke thënë: "Nisu, ti dhe populli yt që të ndjek nga pas!". Mbas kësaj unë do të nisem"". Dhe Moisiu u largua nga Faraoni tërë zemërim.
-
9
|Éxodo 11:9|
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Faraoni nuk do t´jua vërë veshin, me qëllim që mrekullitë e mia të shumëzohen në vendin e Egjiptit".
-
10
|Éxodo 11:10|
Dhe Moisiu dhe Aaroni bënë tërë ato mrekulli para Faraonit; por Zoti e ngurtësoi zemrën e Faraonit dhe ky nuk i la bijtë e Izraelit të dalin nga vendi i tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10