- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Éxodo 13:11|
									Kur Zoti do të ketë bërë që të hysh në vendin e Kananejve, ashtu siç të është betuar ty dhe etërve të tu, dhe do të ta ketë dhënë atë,									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Éxodo 13:12|
									do t´i shenjtërosh Zotit tërë ata që çelin barkun dhe çdo pjellje të parë të bagëtisë që ti zotëron: meshkujt do t´i takojnë Zotit.									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Éxodo 13:13|
									Kështu do të shpengosh çdo pjellje të parë të gomarit me një qengj; por në qoftë se nuk dëshiron ta shpengosh, atëherë thyeja qafën; kështu do të shpengosh çdo të parëlindur të njeriut ndër bijtë e tu.									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Éxodo 13:14|
									Kur në të ardhmen biri yt do të të pyesë, duke thënë: "Çfarë do të thotë kjo?", ti do t´i përgjigjesh: "Zoti na bëri të dalim nga Egjipti, nga shtëpia e skllavërisë, me dorë të fuqishme;									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Éxodo 13:15|
									dhe ndodhi që, kur Faraoni nguli këmbë të mos na linte të shkonim, Zoti vrau tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit, si të parëlindurit e njerëzve ashtu dhe të parëlindurit e kafshëve. Prandaj  unë i bëj fli Zotit tërë meshkujt që çelin  barkun, por shpengoj çdo të parëlindur të bijve të mi".									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Éxodo 13:16|
									Kjo do të jetë si një shenjë mbi dorën tënde dhe një ballore midis syve të tu, sepse Zoti na bëri të dalim nga Egjipti me dorë të fuqishme".									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Éxodo 13:17|
									Kur Faraoni e la popullin të shkojë, Perëndia nuk e çoi nëpër rrugën e vendit të Filistejve, megjithëse kjo ishte më e shkurtëra, sepse Perëndia tha: "Që të mos pendohet populli, kur të shohë luftën, dhe të mos kthehet në Egjipt".									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Éxodo 13:18|
									Por Perëndia bëri që populli të vinte një herë përqark, nëpër rrugën e shkretëtirës, drejt Detit të Kuq. Dhe bijtë e Izraelit dolën të armatosur nga vendi i Egjiptit.									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Éxodo 13:19|
									Dhe Moisiu mori me vete eshtrat e Jozefit, sepse i kishte vënë bijtë e Izraelit të betoheshin shprehimisht, duke thënë: "Me siguri Perëndia do t´ju vizitojë; atëhere i bartni me vete eshtrat e mia".									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Éxodo 13:20|
									Kështu ata u nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, buzë shkretëtirës.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18