-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Éxodo 14:1|
Pastaj Zoti i foli Moisiut, duke i thënë:
-
2
|Éxodo 14:2|
"U thuaj bijve të Izraelit të kthehen prapa dhe të vendosin kampin e tyre përballë Pi-Hahirothit, midis Migdolit dhe detit, përballë Baal-Tsefonit; vendosni kampin tuaj përpara këtij vendi pranë detit.
-
3
|Éxodo 14:3|
Atëherë Faraoni do të thotë për bijtë e Izraelit: "Ata po enden si të humbur në vend; shkretëtira i mban të mbyllur".
-
4
|Éxodo 14:4|
Dhe unë do ta ngurtësoj zemrën e Faraonit, dhe ai do t´i ndjekë ata; por unë do të siguroj lavdi nga Faraoni dhe nga gjithë ushtria e tij, dhe Egjiptasit do të mësojnë që unë jam Zoti". Dhe ata ashtu vepruan.
-
5
|Éxodo 14:5|
Pastaj iu njoftua mbretit të Egjiptit që populli kishte ikur; dhe zemra e Faraonit dhe e shërbëtorëve të tij ndryshoi kundrejt popullit, dhe ata thanë: "Ç´bëmë që e lamë Izraelin të ikë nga shërbimi ynë?".
-
6
|Éxodo 14:6|
Kështu Faraoni bëri që të përgatitej qerrja e tij dhe mori me vete popullin e tij.
-
7
|Éxodo 14:7|
Mori dhe gjashtëqind qerre të zgjedhura dhe tërë qerret e Egjiptit, me luftëtarë në secilin prej tyre.
-
8
|Éxodo 14:8|
Dhe Zoti e ngurtësoi zemrën e Faraonit, mbretit të Egjiptit, dhe ai i ndoqi bijtë e Izraelit, që dilnin plot trimëri.
-
9
|Éxodo 14:9|
Egjiptasit i ndoqën; dhe tërë kuajt, qerret e Faraonit, kalorësit e tij dhe ushtria e tij i arritën kur kishin fushuar pranë detit, në afërsi të Pi-Hahirothit, përballë Baal-Tsefonit.
-
10
|Éxodo 14:10|
Ndërsa Faraoni po afrohej, bijtë e Izraelit ngritën sytë; dhe ja, Egjiptasit marshonin prapa tyre, prandaj patën shumë frikë; dhe bijtë e Izraelit i klithën Zotit,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3