-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Éxodo 20:11|
sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e shabatit dhe e ka shenjtëruar atë.
-
12
|Éxodo 20:12|
Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata mbi tokën që Zoti, Perëndia yt, po të jep.
-
13
|Éxodo 20:13|
Nuk do të vrasësh.
-
14
|Éxodo 20:14|
Nuk do të shkelësh besnikërinë bashkëshortore.
-
15
|Éxodo 20:15|
Nuk do të vjedhësh.
-
16
|Éxodo 20:16|
Nuk do të bësh dëshmi të rreme kundër të afërmit tënd.
-
17
|Éxodo 20:17|
Nuk do të dëshirosh shtëpinë e të afërmit tënd; nuk do të dëshirosh gruan e të afërmit tënd, as shërbëtorin e tij, as shërbëtoren e tij, as lopën e tij, as gomarin e tij, as asgjë tjetër që është e të afërmit tënd".
-
18
|Éxodo 20:18|
Tani tërë populli dëgjonte bubullimat, tingullin e borisë dhe shihte shkreptimat dhe malin që nxirrte tym. Para kësaj pamjeje, populli dridhej dhe qëndronte larg.
-
19
|Éxodo 20:19|
Prandaj ata i thanë Moisiut: "Fol ti me ne dhe ne do të të dëgjojmë, por të mos na flasë Perëndia që të mos vdesim".
-
20
|Éxodo 20:20|
Moisiu i tha popullit: "Mos u trembni, sepse Perëndia erdhi që t´ju provojë, dhe me qëllim që frika e tij të jetë gjithmonë para jush, dhe kështu të mos mëkatoni".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13