- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Éxodo 23:21|
									Ki kujdes para tij dhe bindju zërit të tij; mos ngri krye kundër tij, sepse ai nuk do t´i falë shkeljet tuaja, sepse emri im gjendet në të.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Éxodo 23:22|
									Por në qoftë se i bindesh plotësisht zërit të tij dhe bën të gjitha ato që do të them, unë do të jem armiku i armiqve të tu dhe kundërshtari i kundërshtarëve të tu;									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Éxodo 23:23|
									sepse Engjëlli im do të shkojë para teje dhe do të të futë në vendin e Amorejve, të Hitejve, të Perezejve, të Kananejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, dhe unë do t´i shfaros ata.									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Éxodo 23:24|
									Nuk do përkulesh para perëndive të tyre, dhe nuk do t´u shërbesh. Nuk do të bësh atë që bëjnë ato; por do t´i shkatërrosh plotësisht dhe do të thyesh shtyllat e tyre.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Éxodo 23:25|
									Shërbejini Zotit, Perëndisë tuaj, ai do të bekojë bukën tënde dhe ujin tënd; dhe unë do të largoj sëmundjen nga ti.									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Éxodo 23:26|
									Në vendin tënd nuk do të ketë asnjë grua që të dështojë, asnjë grua shterpë. Unë do ta plotësoj numrin e ditëve të tua.									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Éxodo 23:27|
									Unë do të dërgoj para teje tmerrin tim dhe do t´i jap dërmën çdo populli pranë të cilit do të arrish, do të bëj që të gjithë armiqtë e tu të të kthejnë kurrizin.									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Éxodo 23:28|
									Dhe do të dërgoj para teje grerëza, që do t´i përzënë Hivejtë, Kananejtë dhe Hitejtë para syve të tu.									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Éxodo 23:29|
									Nuk do t´i përzë ata para teje brenda një viti, me qëllim që vendi të mos kthehet në një shkrerëtirë dhe kafshët e fushave të mos shumëzohen kundër teje.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Éxodo 23:30|
									Do t´i përzë para teje pak e nga pak, në mënyrë që ti të rritesh në numër dhe të shtiesh në dorë vendin.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18