-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Éxodo 24:11|
Por ai nuk e shtriu dorën kundër krerëve të bijve të Izraelit; dhe ata e panë Perëndinë, dhe hëngrën dhe pinë.
-
12
|Éxodo 24:12|
Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Ngjitu tek unë në mal dhe qëndro aty; dhe unë do të jap disa pllaka prej guri, ligjin dhe urdhërimet që kam shkruar, me qëllim që ti t´ua mësosh atyre".
-
13
|Éxodo 24:13|
Pas kësaj Moisiu u ngrit bashkë me Jozueun zbatuesin e tij; dhe Moisiu u ngjit në malin e Perëndisë.
-
14
|Éxodo 24:14|
Por pleqve u tha: "Na prisni këtu, deri sa të kthehemi tek ju. Ja, Aaroni dhe Huri janë me ju; kushdo që ka probleme le t´u drejtohet atyre".
-
15
|Éxodo 24:15|
Moisiu, pra, u ngjit në mal dhe reja e mbuloi përsëri malin.
-
16
|Éxodo 24:16|
Tani lavdia e Zotit mbeti në malin e Sinait dhe reja e mbuloi atë gjashtë ditë; ditën e shtatë Zoti thirri Moisiun nga mesi i resë.
-
17
|Éxodo 24:17|
Dhe pamja e lavdisë së Zotit dukej në sytë e bijve të Izraelit si një zjarr që digjej në majën e malit.
-
18
|Éxodo 24:18|
Kështu Moisiu hyri në mes të resë dhe u ngjit në mal; dhe Moisiu mbeti në mal dyzet ditë dhe dyzet net.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7