- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									1
									 
									 
									|Éxodo 27:1|
									"Do të bësh edhe një altar prej druri të akacies, i gjatë pesë kubitë dhe i gjerë pesë kubitë; altari do të jetë katror dhe do të ketë tre kubitë lartësi.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Éxodo 27:2|
									Në katër qoshet e tij do të bësh brinj, që do të formojnë një tërësi me të; dhe do ta veshësh atë me bronz.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Éxodo 27:3|
									Do të bësh edhe enët e tij për të mbledhur hirin, lopatëzat e tij, legenët e tij, pirunjtë e tij dhe mangallët e tij; të gjitha veglat e tij do t´i bësh prej bronzi.									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Éxodo 27:4|
									Do t´i bësh gjithashtu një grilë prej bronzi në formë rrjete dhe mbi rrjetë, në katër qoshet e tij, do të bësh katër unaza prej bronzi;									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Éxodo 27:5|
									dhe do ta vësh nën kornizën e altarit, në pjesën e poshtme, në mënyrë që rrjeta të ndodhet në gjysmën e lartësisë së altarit.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Éxodo 27:6|
									Do të bësh edhe disa shufra për altarin, shufra me drurin e akacies, dhe do t´i veshësh me bronz.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Éxodo 27:7|
									Shufrat do të kalojnë nëpër unazat; dhe shufrat do të jenë në të dy anët e altarit, kur ky do të duhet të bartet.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Éxodo 27:8|
									Do ta bësh me dërrasa dhe bosh nga brenda; duhet ta bësh ashtu siç t´u tregua në mal.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Éxodo 27:9|
									Do të bësh edhe oborrin e tabernakullit; nga ana e jugut, oborri do të ketë perde prej liri të hollë të përdredhur, me një gjatësi prej njëqind kubitësh nga një anë,									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Éxodo 27:10|
									dhe njëzet shtylla me njëzet bazat e tyre prej bronzi; grremçat e shtyllës dhe shtizat e tyre do të jenë prej argjendi.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18