-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Éxodo 34:11|
Kqyr atë që po të urdhëroj sot: Ja unë do t´i dëboj para teje Amorejtë, Kananejtë, Hitejtë, Perezejtë, Hivejtë dhe Jebusejtë.
-
12
|Éxodo 34:12|
Ruhu se bën ndonjë aleancë me banorët e vendit në të cilin ke për të vajtur, me qëllim që të mos jetë një grackë për ty;
-
13
|Éxodo 34:13|
por rrëzo altarët e tyre, copëto shtyllat e tyre të shenjta dhe rrëzo shëmbëlltyrat e tyre,
-
14
|Éxodo 34:14|
(sepse nuk do t´i përulesh një perëndi tjetër, sepse Zoti, emri i të cilit është "Xhelozi", është një Perëndi xheloz).
-
15
|Éxodo 34:15|
Mos bëj asnjë aleancë me banorët e vendit sepse, kur ata kurvërohen te idhujt e tyre dhe ofrojnë fli idhujve të tyre, ndokush prej tyre të fton dhe ti ha nga flitë e tyre,
-
16
|Éxodo 34:16|
dhe merr nga bijat e tyre për bijtë e tu, dhe vajzat e tyre të kurvërohen te idhujt e tyre dhe t´i shtyjnë bijtë e tu të kurvërohen te idhujt e tyre.
-
17
|Éxodo 34:17|
Nuk do të bësh idhull me metal të shkrirë.
-
18
|Éxodo 34:18|
Do të kremtosh festën e të ndormeve. Shtatë ditë me radhë do të hash bukë pa maja, ashtu siç të kam urdhëruar në kohën e caktuar, në muajin e Abibit, sepse në muajin e Abibit ti ke dalë nga Egjipti.
-
19
|Éxodo 34:19|
Kushdo që çel barkun është imi; është imja çdo pjellë e parë mashkull të të gjithë bagëtisë sate, qoftë e trashë ose e imët.
-
20
|Éxodo 34:20|
Do të shpengosh me një qengj pjellën e parë mashkull të gomarit; po të jetë se nuk do ta shpengosh, do t´i thyesh qafën. Do të shpengosh edhe çdo të parëlindur të bijve të tu. Asnjeri nuk do të paraqitet para meje duarbosh.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 20-21