- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									11
									 
									 
									|Éxodo 3:11|
									Por Moisiu i tha Perëndisë: "Kush jam unë që të shkoj te Faraoni dhe t´i nxjerr bijtë e Izraelit nga Egjipti?".									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Éxodo 3:12|
									Perëndia tha: "Unë do të jem me ty, dhe kjo do të jetë për ty shenja që të kam dërguar unë: Kur ta kesh nxjerrë popullin nga Egjipti, ju do t´i shërbeni Perëndisë mbi këtë mal".									
									    
								 
- 
									
									13
									 
									 
									|Éxodo 3:13|
									Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: "Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t´u them: "Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju", po të jetë se ata më thonë: "Cili është emri i tij?", ç´përgjigje duhet t´u jap?".									
									    
								 
- 
									
									14
									 
									 
									|Éxodo 3:14|
									Perëndia i tha Moisiut: "UNÉ JAM AI QÉ JAM". Pastaj tha: "Do t´u thuash kështu bijve të Izraelit: "UNÉ JAM-i më ka dërguar tek ju"".									
									    
								 
- 
									
									15
									 
									 
									|Éxodo 3:15|
									Perëndia i tha akoma Moisiut: "Do t´u thuash kështu bijve të Izraelit: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është  emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë  emri im me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë".									
									    
								 
- 
									
									16
									 
									 
									|Éxodo 3:16|
									Shko dhe mblidh pleqtë e Izraelit dhe u thuaj atyre: "Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, i Isakut dhe i Jakobit m´u shfaq, duke thënë: Unë patjetër ju kam vizituar dhe kam parë atë që ju bëjnë në Egjipt;									
									    
								 
- 
									
									17
									 
									 
									|Éxodo 3:17|
									dhe kam thënë: Nga shtypja e Egjiptit do t´ju çoj në vendin e Kananejve, të Hitejve, të Amorejve, të Perezejve, të Hivejve dhe të Jebusejve, në një vend ku rrjedh qumësht dhe mjaltë".									
									    
								 
- 
									
									18
									 
									 
									|Éxodo 3:18|
									Dhe ata do t´i binden zërit tënd; dhe ti dhe pleqtë e Izraelit do të shkoni te mbreti i Egjiptit dhe do t´i thoni: "Zoti, Perëndia i Hebrenjve na doli përpara; dhe tani na lër të shkojmë dhe të bëjmë  tri ditë rrugë në shkretëtirë, që t´i bëjmë  fli Zotit, Perëndisë tonë".									
									    
								 
- 
									
									19
									 
									 
									|Éxodo 3:19|
									Por unë e di që mbreti i Egjiptit nuk do t´ju lejojë të shkoni, veç po të jetë i shtrënguar nga një dorë e fuqishme.									
									    
								 
- 
									
									20
									 
									 
									|Éxodo 3:20|
									Atëherë unë do të shtrij dorën time dhe do të godas Egjiptin me të gjitha mrekullitë që unë do të bëj në mes tyre; pas kësaj ai do t´ju lërë të ikni.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15