-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Éxodo 4:1|
Moisiu u përgjigj dhe tha: "Por ja, ata nuk do të më besojnë as do t´i binden zërit tim, sepse do të thonë: "Zoti nuk të është shfaqur"".
-
2
|Éxodo 4:2|
Atëherë Zoti i tha: "Ç´është ajo që ke në dorë?". Ai u përgjegj: "Një bastun".
-
3
|Éxodo 4:3|
Zoti tha: "Hidhe për tokë". Ai e hodhi për tokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap.
-
4
|Éxodo 4:4|
Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Zgjate dorën dhe kape nga bishti". (Ai zgjati dorën dhe e mori, dhe në dorën e tij ai u bë një bastun).
-
5
|Éxodo 4:5|
"Këtë ke për të bërë", tha Zoti, "me qëllim që të besojnë se Zoti, Perëndia i etërve të tyre, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit të është shfaqur".
-
6
|Éxodo 4:6|
Zoti i tha akoma: "Tani vër dorën në gjirin tënd". Dhe ai vuri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi, dhe ja, dora ishte lebrosur, e bardhë si bora.
-
7
|Éxodo 4:7|
Zoti i tha akoma: "Vëre përsëri dorën në gjirin tënd". Ai e vuri përsëri dorën e tij në gji dhe pastaj e tërhoqi nga gjiri, dhe ja, ajo ishte bërë njëlloj si mishi i tij.
-
8
|Éxodo 4:8|
"Tani ka për të ndodhur që, po të jetë se nuk të besojnë dhe nuk e dëgjojnë zërin e shenjës së parë, do të besojnë zërin e shenjës së dytë.
-
9
|Éxodo 4:9|
Por, në rast se ata nuk do t´u besojnë as këtyre dy shenjave dhe nuk do t´i binden zërit tënd, ti atëhere merr ujë nga lumi dhe derdhe mbi tokë të thatë; dhe uji që do të kesh marrë nga lumi do të bëhet gjak mbi tokën e thatë".
-
10
|Éxodo 4:10|
Atëherë Moisiu i tha Zotit: "Mjerisht, o Zot, unë nuk jam njeri i gojës; nuk isha i tillë në të kaluarën dhe nuk jam i tillë që kur i ke folur shërbëtorit tënd, sepse jam i ngathët në fjalë dhe kuvend".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3