-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Éxodo 6:1|
Zoti i tha Moisiut: "Tani ke për të parë çfarë kam për t´i bërë Faraonit; sepse i detyruar nga një dorë e fuqishme ai do t´i lërë të shkojnë; po, i detyruar nga një dorë e fuqishme do t´i dëbojë nga vendi i tij".
-
2
|Éxodo 6:2|
Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe i tha: "Unë jam Zoti,
-
3
|Éxodo 6:3|
dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perëndi i plotfuqishëm; por ata nuk më kishin njohur kurrë me emrin tim, Zot.
-
4
|Éxodo 6:4|
Kam caktuar gjithashtu besëlidhjen time me ta, duke u premtuar se do t´u jap vendin e Kanaanit, vendin ku qëndruan si të huaj.
-
5
|Éxodo 6:5|
Dëgjova edhe kujën e bijve të Izraelit që Egjiptasit i mbajnë në skllavëri dhe m´u kujtua besëlidhja ime.
-
6
|Éxodo 6:6|
Prandaj u thuaj bijve të Izraelit: "Unë jam Zoti; do t´ju heq nga punët e rënda që ju kanë imponuar Egjiptasit, do t´ju çliroj nga skllavërimi i tyre dhe do t´ju çliroj me krah të shtrirë dhe ndëshkime të mëdha.
-
7
|Éxodo 6:7|
Do t´ju marr si popullin tim, dhe do të jem Perëndia juaj; dhe ju do të mësoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju heq nga punët e rënda të imponuara nga Egjiptasit.
-
8
|Éxodo 6:8|
Dhe do t´ju bëj të hyni në vendin, që u betova t´i jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t´jua jap atë në trashëgimi. Unë jam Zoti"".
-
9
|Éxodo 6:9|
Kështu u foli Moisiu bijve të Izraelit; por ata nuk ia vunë veshin Moisiut, nga shkaku i ankthit dhe i skllavërise së rëndë.
-
10
|Éxodo 6:10|
Zoti i foli edhe më Moisiut, duke i thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7