-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Éxodo 7:1|
Zoti i tha Moisiut: "Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin, dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt.
-
2
|Éxodo 7:2|
Ti do të thuash tërë ato që do të të urdhëroj unë dhe vëllai yt Aaroni do t´i flasë Faraonit, që t´i lërë të shkojnë bijtë e Izraelit nga vendi i tij.
-
3
|Éxodo 7:3|
Por unë do ta ngurtësoj edhe më tepër zemrën e Faraonit dhe do t´i shumëzoj shenjat dhe mrekullitë e mia në vendin e Egjiptit.
-
4
|Éxodo 7:4|
Prandaj Faraoni nuk do t´jua vërë veshin, dhe kështu unë do ta zgjas dorën mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga vendi i Egjiptit radhët e mia, popullin tim, bijtë e Izraelit, duke dhënë ndëshkime të mëdha.
-
5
|Éxodo 7:5|
Egjiptasit do të marrin vesh atëherë që unë jam Zoti, kur do të shtrij dorën time mbi Egjipt dhe do të nxjerr nga mesi i tyre bijtë e Izraelit".
-
6
|Éxodo 7:6|
Dhe Moisiu dhe Aaroni vepruan kështu; ata bënë pikërisht ashtusiç i kishte urdhëruar Zoti.
-
7
|Éxodo 7:7|
Kur i folën Faraonit, Moisiu ishte tetëdhjetë vjeç dhe Aaroni tetëdhjetë e tre.
-
8
|Éxodo 7:8|
Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë:
-
9
|Éxodo 7:9|
"Kur Faraoni t´ju flasë dhe t´ju thotë: "Bëni një mrekulli", ti do t´i thuash Aaronit: "Merr bastunin tënd dhe hidhe para Faraonit, që të bëhet gjarpër"".
-
10
|Éxodo 7:10|
Moisiu dhe Aaroni vajtën pra te Faraoni dhe vepruan ashtu, pikërisht siç i kishte urdhëruar Zoti. Aaroni e hodhi bastunin e tij përpara Faraonit dhe shërbëtorëve të tij, dhe ai u bë gjarpër.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3