- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Éxodo 8:21|
									Por në rast se ti nuk e lë popullin tim të shkojë, ja unë do të dërgoj kundër teje, mbi shërbëtorët e tu, mbi popullin tënd e brenda shtëpive të tua mori mizash; shtëpitë e Egjiptasve do të jenë plot  me mori mizash, dhe kështu do të jetë toka  mbi të cilën ndodhen.									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Éxodo 8:22|
									Por atë ditë unë do ta veçoj vendin e Goshenit, ku banon populli im; dhe atje nuk do të ketë mori mizash, që ti të dish që unë jam Zoti në mes të vendit.									
									    
								 
- 
									
									23
									 
									 
									|Éxodo 8:23|
									Unë do të bëj një dallim midis popullit tim dhe popullit tënd. Nesër ka për të ndodhur kjo mrekulli"".									
									    
								 
- 
									
									24
									 
									 
									|Éxodo 8:24|
									Dhe Zoti ashtu veproi; erdhën grumbuj të dendur mizash në shtëpinë e Faraonit dhe në shtëpitë e shërbëtorëve të tij, dhe në gjithë vendin e Egjiptit toka u shkretua nga moria e mizave.									
									    
								 
- 
									
									25
									 
									 
									|Éxodo 8:25|
									Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Shkoni, bëni fli për Perëndinë tuaj në vend".									
									    
								 
- 
									
									26
									 
									 
									|Éxodo 8:26|
									Por Moisiu u përgjigj: "Kjo s´ka si bëhet, sepse do t´i bënim Zotit, Perëndisë tonë, fli që janë të neveritshme për Egjiptasit. Ja, duke bërë para syve të tyre fli që janë të neveritshme për Egjiptasit, a nuk do të na vrasin me gurë?									
									    
								 
- 
									
									27
									 
									 
									|Éxodo 8:27|
									Do të shkojmë në shkretëtirë duke ecur tri ditë me radhë dhe do të bëjmë fli për Zotin, Perëndinë tonë, ashtu si do të na urdhërojë Ai".									
									    
								 
- 
									
									28
									 
									 
									|Éxodo 8:28|
									Faraoni tha: "Unë do t´ju lë të shkoni, që të bëni fli për Zotin, Perëndinë tuaj, në shkretëtirë; vetëm, mos shkoni shumë larg. lutuni për mua".									
									    
								 
- 
									
									29
									 
									 
									|Éxodo 8:29|
									Moisiu tha: "Ja, unë po dal nga ti dhe do t´i lutem Zotit dhe nesër moria e mizave do të largohet nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; mjafton që Faraoni të mos tallet me ne,  duke e penguar popullin të shkojë e të bëjë  fli për Zotin".									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Éxodo 8:30|
									Moisiu u largua pastaj nga prania e Faraonit dhe iu lut Zotit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18