-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Éxodo 1:11|
Vunë, pra, kryeintendentë të punimeve mbi ta, me qëllim që t´i shtypnin me angaritë e tyre. Kështu ata i ndërtuan Faraonit qytetet-depozitë Pitom dhe Raamses.
-
12
|Éxodo 1:12|
Por sa më tepër i shtypnin, aq më shumë shtoheshin dhe përhapeshin; prandaj Egjiptasit arritën të kenë shumë frikë nga bijtë e Izraelit,
-
13
|Éxodo 1:13|
dhe Egjiptasit i detyruan bijtë e Izraelit t´u shërbenin me ashpërsi,
-
14
|Éxodo 1:14|
dhe ua nxinë jetën me një skllavëri të vrazhdë, duke i futur në punimin e argjilës dhe të tullave si dhe në çdo lloj pune në ara. I detyronin t´i bënin tërë këto punë me ashpërsi.
-
15
|Éxodo 1:15|
Mbreti i Egjiptit u foli edhe mamive hebre, nga të cilat njëra quhej Shifrah dhe tjetra Puah, dhe u tha:
-
16
|Éxodo 1:16|
"Kur do të ndihmoni gratë hebre lindëse, dhe do t´i shihni të ulura në ndenjësen e lindjes, në rast se fëmija është mashkull, vriteni; po të jetë femër, lëreni të jetojë".
-
17
|Éxodo 1:17|
Por mamitë patën frikë nga Perëndia dhe nuk bënë ashtu siç i kishte urdhëruar mbreti i Egjiptit, por i lanë gjallë fëmijët meshkuj.
-
18
|Éxodo 1:18|
Atëherë mbreti i Egjiptit thirri mamitë dhe u tha: "Pse e bëtë këtë dhe i latë gjallë fëmijët meshkuj?".
-
19
|Éxodo 1:19|
Mamitë iu përgjigjën Faraonit: "Sepse gratë hebre nuk janë si gratë egjiptase, por janë të fuqishme dhe lindin para se t´u vijë mamia pranë".
-
20
|Éxodo 1:20|
Dhe Perëndia u bëri të mirë këtyre mamive; dhe populli u shtua dhe u bë jashtëzakonisht i fortë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10