-
-
Bibla Shqiptare
-
-
32
|Hebreos 10:32|
Sepse treguat dhembje për mua në prangat e mia dhe keni pranuar me gëzim t´ju zhveshin nga pasuria juaj, duke ditur se keni për veten tuaj një pasuri më të mirë e të qëndrueshme në qiej.
-
33
|Hebreos 10:33|
Mos e hidhni tej guximin tuaj, që do të ketë një shpërblim të madh.
-
34
|Hebreos 10:34|
Sepse ju keni nevojë për ngulm që mbasi, të bëni vullnetin e Perëndisë, të merrni gjërat e premtuara.
-
35
|Hebreos 10:35|
'Edhe fort pak kohë, edhe ai që duhet të vijë do të vijë dhe nuk do të vonojë.
-
36
|Hebreos 10:36|
Dhe i drejti do të jetojë prej besimit; por ne qoftë se ndokush tërhiqet prapa, shpirti im nuk do të gjejë pëlqim në të'.
-
37
|Hebreos 10:37|
Por ne nuk jemi nga ata që tërhiqen prapa për humbje, por nga ata që besojnë në shpëtimin e shpirtit.
-
38
|Hebreos 10:38|
Dhe besimi është siguria e gjërave që shpresohen, tregim i gjërave që nuk shihen;
-
39
|Hebreos 10:39|
sepse me anë të saj të moçmit morën dëshmimin.
-
1
|Hebreos 11:1|
Me anë të besimit ne kuptojmë se bota është ndërtuar me fjalën e Perëndisë, sa që ato që shihen nuk u bënë prej gjërave që shihen.
-
2
|Hebreos 11:2|
Me anë të besimit Abeli i ofroi Perëndisë flijim më të mirë nga ai i Kainit; me anë të tij ai mori dëshmimin se ishte i drejtë, sepse Perëndia dha dëshmin se i pranoi ofertat e tij; dhe me anë të tij, ndonëse vdiq, ai po flet ende.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5