-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Job 9:29|
Në qoftë se jam i dënuar tanimë, pse të lodhem më kot?
-
30
|Job 9:30|
Edhe sikur të lahesha me borë dhe të pastroja duart e mia me sodë,
-
31
|Job 9:31|
ti do të më hidhje në baltën e një grope, edhe vetë rrobat e mia do të më kishin lemeri.
-
32
|Job 9:32|
Në të vërtetë ai nuk është një njeri si unë, të cilit mund t´i përgjigjemi dhe të dalim në gjyq bashkë.
-
33
|Job 9:33|
Nuk ka asnjë arbitër midis nesh, që të vërë dorën mbi ne të dy.
-
34
|Job 9:34|
Le të largojë nga unë shkopin e tij, tmerri i tij të mos më trembë.
-
35
|Job 9:35|
Atëherë do të mund të flas pa pasur frikë prej tij, sepse nuk jam kështu me veten time.
-
1
|Job 10:1|
"Jam neveritur nga jeta ime; do të shfryj lirisht vajtimin tim, duke folur në trishtimin e shpirtit tim!
-
2
|Job 10:2|
Do t´i them Perëndisë: "Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua.
-
3
|Job 10:3|
A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 1-3