-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
12
|Job 12:12|
Ndër pleqtë gjejmë diturinë, dhe gjatësia e ditëve u jep edhe gjykimin.
-
13
|Job 12:13|
Por tek ai gjejmë diturinë dhe forcën, atij i përkasin mendja dhe gjykimi.
-
14
|Job 12:14|
Në rast se ai shkatërron, askush nuk mund të rindërtojë; në rast se fut në burg dikë, askush nuk mund t´ia hapë.
-
15
|Job 12:15|
Në rast se i ndal ujërat, çdo gjë thahet; po t´i lërë të lira, përmbytin tokën.
-
16
|Job 12:16|
Ai zotëron forcën dhe diturinë; prej tij varen ai që mashtrohet dhe ai që mashtron.
-
17
|Job 12:17|
Ai i bën këshilltarët të ecin zbathur, i bën gjyqtarët të pamend.
-
18
|Job 12:18|
Këput verigat e imponuara nga mbretërit dhe lidh me zinxhirë ijet e tyre.
-
19
|Job 12:19|
I bën që të ecin zbathur priftërinjtë dhe përmbys të fuqishmit.
-
20
|Job 12:20|
I lë pa gojë ata tek të cilët ka besim dhe i lë pa mend pleqtë.
-
21
|Job 12:21|
Zbraz përçmimin mbi fisnikët dhe ua liron brezin të fortëve.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5