- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									21
									 
									 
									|Job 1:21|
									dhe tha: "Lakuriq dolla nga barku i nënës sime dhe lakuriq do të kthehem. Zoti ka dhënë dhe Zoti ka marrë. Qoftë i bekuar emri i Zotit".									
									    
								 
- 
									
									22
									 
									 
									|Job 1:22|
									Në të gjitha këto Jobi nuk mëkatoi dhe nuk paditi Perëndinë për ndonjë padrejtësi.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Job 2:1|
									Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten përpara Zotit, dhe midis tyre shkoi edhe Satanai për t´u paraqitur përpara Zotit.									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Job 2:2|
									Zoti i tha Satanait: "Nga vjen?". Satanai iu përgjigj Zotit: "Nga ecejaket mbi dheun duke e përshkuar lart e poshtë". Zoti i tha Satanait:									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Job 2:3|
									"A e vure re shërbëtorin tim Job? Sepse mbi dhe nuk ka asnjë tjetër si ai që të jetë i ndershëm, i drejtë, të ketë frikë nga Perëndia dhe t´i largohet së keqes. Ai qëndron i patundur në ndershmërinë  e tij, megjithëse ti më ke nxitur kundër tij  për ta shkatërruar pa asnjë shkak".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Job 2:4|
									Atëherë Satanai iu përgjigj Zotit dhe tha: "Lëkurë për lëkurë! Gjithçka që zotëron, njeriu është gati ta japë për jetën e tij.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Job 2:5|
									Por shtrije dorën tënde dhe preki kockat e tij dhe mishin e tij dhe ke për të parë po nuk të mallkoi haptazi".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Job 2:6|
									Zoti i tha Satanait: "Ja ai, është në pushtetin tënd, por mos ia merr jetën".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Job 2:7|
									Kështu Satanai u largua nga prania e Zotit dhe e goditi Jobin me një ulcerë të keqe nga majat e këmbëve deri në pjesën e sipërme të kokës.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Job 2:8|
									Jobi mori një copë balte për t´u kruar dhe rrinte ulur në mes të hirit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18