-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
13
|Job 26:13|
Me Frymën e tij ka zbukuruar qiejt, dora e tij ka shpuar tejpërtej gjarpërin dredharak.
-
14
|Job 26:14|
Ja, këto janë vetëm thekët e veprave të tij. ç´murmurimë të lehtë të tij arrijmë të dëgjojmë! Por vallë kush do të arrijë të kuptojë gjëmimin e fuqisë së tij?
-
1
|Job 27:1|
Jobi e mori fjalën përsëri dhe tha:
-
2
|Job 27:2|
"Ashtu si rron Perëndia që më ka hequr të drejtën time dhe i Plotfuqishmi që më ka hidhëruar shpirtin,
-
3
|Job 27:3|
deri sa të ketë një frymë jete tek unë dhe të jetë fryma e Perëndisë në flegrat e hundës sime,
-
4
|Job 27:4|
buzët e mia nuk do të thonë asnjë ligësi, as gjuha ime nuk ka për të shqiptuar asnjë gjë të rreme.
-
5
|Job 27:5|
Nuk do të pranoj që ju keni të drejtë; deri në regëtimat e fundit nuk do të heq dorë nga ndershmëria ime.
-
6
|Job 27:6|
Do të qëndroj i patundur në drejtësinë time, pa bërë lëshime; zemra nuk më qorton asnjë nga ditët e mia.
-
7
|Job 27:7|
Armiku im qoftë si njeriu i keq, dhe ai që ngrihet kundër meje ashtu si njeriu i padrejtë.
-
8
|Job 27:8|
Çfarë shprese mund të ketë në fakt i pabesi, edhe sikur të arrijë të sigurojë fitime, kur Perëndia i heq jetën?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Hageo 1-2