-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
14
|Job 36:14|
kështu ata vdesin ende të rinj, dhe jeta e tyre mbaron midis Sodomitëve.
-
15
|Job 36:15|
Perëndia çliron të pikëlluarit me anë të pikëllimit të tyre dhe u hap veshët me anë të fatkeqësisë.
-
16
|Job 36:16|
Ai dëshiron të të largojë edhe ty nga kafshimi i fatkeqësisë, që të të çojë në një vend të gjerë pa kufizim, me një tryezë të shtruar me ushqime të shijshme.
-
17
|Job 36:17|
Por ti je mbushur me mendimin e njeriut të keq, dhe gjykimi e drejtësia do të të kapin.
-
18
|Job 36:18|
Në rast se ekziston zemërimi, ki kujdes që ai të mos të të fshijë me një goditje të vetme, sepse një shumë e madhe parash nuk do të mund të largonte.
-
19
|Job 36:19|
Vallë a do t´i çmojë pasuritë e tua, kur ai ka ar dhe të gjitha burimet e fuqisë?
-
20
|Job 36:20|
Mos dëshiro natën, gjatë së cilës njerëzia çohet larg nga vendi i saj.
-
21
|Job 36:21|
Ki kujdes të mos anosh nga paudhësia, sepse ti ke preferuar këtë pikëllim.
-
22
|Job 36:22|
Ja, Perëndia ka shkëlqyer në fuqinë e tij; kush mund të na mësojë si ai?
-
23
|Job 36:23|
Vallë, kush mund t´i imponojë rrugën që duhet ndjekur dhe kush mund t´i thotë: "Ti ke bërë keq"?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 1-3