- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Lucas 2:31|
									që ti e përgatite përpara gjithë popujve:									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Lucas 2:32|
									dritën për të ndriçuar kombet dhe lavdinë e popullit tënd, Izraelit'.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Lucas 2:33|
									Dhe Jozefi e nëna e fëmijës mrrekulloheshin për gjërat që thuheshin për të.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Lucas 2:34|
									Pastaj Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së tij: "Ja, ky është vënë për rënien dhe për ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe për të qenë shenjë kundërshtimesh,									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Lucas 2:35|
									edhe ty vetë një shpatë do të ta tejshpojë shpirtin, që të zbulohen mendimet e shumë zemrave'.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Lucas 2:36|
									Aty ishte edhe Ana, një profeteshë, bija e Fanuelit, nga fisit i Aserit, e cila ishte shumë e kaluar në moshë, që kishte jetuar mbas virgjërisë së saj shtatë vjet me burrin.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Lucas 2:37|
									Ajo ishte e ve dhe, megjithse ishte tetëdhjetë e katër vjeçe, nuk largohej kurrë nga tempulli duke i shërbyer Perëndisë natë e ditë me agjërime dhe lutje.									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Lucas 2:38|
									Edhe ajo erdhi në atë moment, lavdëroi Zotin dhe u fliste për këtë fëmijë të gjithë atyre që prisnin çlirimin në Jeruzalem.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Lucas 2:39|
									Dhe mbasi i kryen të gjitha ato që i takonin sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre, Nazaret.									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Lucas 2:40|
									Ndërkaq fëmija rritej dhe forcohej në frymë, duke qenë plot dituri; dhe hiri i Perëndisë ishte mbi të.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18