-
-
Bibla Shqiptare
-
-
9
|Lucas 3:9|
Tashmë sëpata u vu në rrënjë të pemëve; çdo pemë që nuk jep fryt të mirë do të pritet dhe do të hidhet në zjarr'.
-
10
|Lucas 3:10|
Dhe turmat e pyesnin, duke thënë: "Dhe ne, pra, ç´të bëjmë?'.
-
11
|Lucas 3:11|
Atëherë ai, duke përgjigjur, u tha atyre: "Ai që ka dy tunika le t´i ndajë me atë që s´ka, dhe ai që ka të hajë le të veprojë po kështu'.
-
12
|Lucas 3:12|
Tani erdhën edhe disa tagrambledhës që të pagëzohen dhe e pyetën: "Mësues, ç´duhet të bëjmë?'.
-
13
|Lucas 3:13|
Dhe ai u tha atyre: "Mos vilni asgjë më tepër nga sa ju është urdhëruar'.
-
14
|Lucas 3:14|
Edhe ushtarët e pyetën duke thënë: "Dhe ne, ç´duhet të bëjmë?'. Dhe ai u tha atyre: "Mos i bëni shantazh asnjeriu, mos i bëni akuza të rreme kurrkujt dhe jini të kënaqur me pagën tuaj!'.
-
15
|Lucas 3:15|
Dhe populli ishte në pritje dhe të gjithë pyesnin në zemrat e veta nëse Gjoni ishte Krishti vetë.
-
16
|Lucas 3:16|
Gjoni u përgjigj duke u thënë të gjithëve: "Unë ju pagëzoj me ujë; por vjen ai që është më i fortë nga unë, të cilit unë nuk jam i denjë as t´ia zgjidh lidhëset e sandaleve; ai do t´ju pagëzojë me Frymën e Shenjtë dhe me zjarr.
-
17
|Lucas 3:17|
Ai mban në dorë lopatën e vet, për ta pastruar krejt lëmin e vet dhe për të mbledhur grurin në hambarin e tij, por bykun do ta djegë me zjarr që nuk shuhet'.
-
18
|Lucas 3:18|
Kështu ai e ungjillizonte popullin duke e këshilluar me shumë mënyra të tjera.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 5-7