- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									51
									 
									 
									|Lucas 2:51|
									Dhe ai zbriti bashkë me ta, u kthye në Nazaret dhe i bindej atyre. E ëma i ruante të gjitha këto fjalë në zemrën e saj.									
									    
								 
- 
									
									52
									 
									 
									|Lucas 2:52|
									Dhe Jezusi rritej në dituri, në shtat dhe në hir përpara Perëndisë dhe njerëzve.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Lucas 3:1|
									Tani në vitin e pesëmbëdhjetë të mbretërimit të Tiberit Cezar, kur Ponc Pilati ishte qeveritari i Judesë, Herodi tetrarku i Galilesë, i vëllai, Filipi, tetrarku i Itureas dhe i krahinës së Trakonitidës dhe Lizania tetrarku i Abilenës,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Lucas 3:2|
									nën kryepriftërinjtë Ana dhe Kajfa, fjala e Perëndisë iu drejtua Gjonit, birit të Zakarias, në shkretëtirë.									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Lucas 3:3|
									Atëherë ai e përshkoi gjithë krahinën përreth Jordanit, duke predikuar një pagëzim pendimi për faljen e mëkateve,									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Lucas 3:4|
									ashtu siç është shkruar në librin e fjalëve të profetit Isaia, që thotë: "Ja zëri i njërit që bërtet në shkretirë: Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij!									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Lucas 3:5|
									Çdo luginë të jetë e mbushur dhe çdo mal e kodër të jetë sheshuar; vendet dredha-dredha të drejtohen dhe rrugët e vështira të sheshohen									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Lucas 3:6|
									dhe çdo mish do të shohë shpëtimin e Perëndisë'.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Lucas 3:7|
									Ai, pra, u thoshte turmave që shkonin të pagëzoheshin prej tij: "Pjellë nepërkash, kush ju ka mesuar t´i arratiseni zemërimit që po vjen?									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Lucas 3:8|
									Bëni, pra, fryte të denja pendimi dhe mos filloni të thoni brenda jush: "Ne kemi Abrahamin për Atë", sepse unë po ju them se Perëndia mund t´i nxjerrë fëmijë Abrahamit edhe nga këta gurë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18