- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									41
									 
									 
									|Lucas 2:41|
									Tani prindërit e tij shkonin çdo vit në Jeruzalem për festën e Pashkës.									
									    
								 
- 
									
									42
									 
									 
									|Lucas 2:42|
									Dhe, kur ai i mbushi dymbëdhjetë vjeç, ata u ngjitën në Jeruzalem, sipas zakonit të festës.									
									    
								 
- 
									
									43
									 
									 
									|Lucas 2:43|
									Dhe si u përmbushën ato ditë, kur ata u kthyen, fëmija Jezus ndënji në Jeruzalem; por Jozefi dhe e ëma e tij nuk e dinin.									
									    
								 
- 
									
									44
									 
									 
									|Lucas 2:44|
									Duke menduar se ai ishte në shoqëri, ata bënë një ditë rrugë, pastaj filluan ta kërkojnë midis farefisit dhe të njohurve;									
									    
								 
- 
									
									45
									 
									 
									|Lucas 2:45|
									dhe, duke qenë se nuk e gjetën, u kthyen në Jeruzalem për ta kërkuar.									
									    
								 
- 
									
									46
									 
									 
									|Lucas 2:46|
									Dhe ndodhi që, pas tri ditësh, e gjetën në tempull, të ulur në mes të dijetarëve, duke i dëgjuar dhe duke u bërë atyre pyetje.									
									    
								 
- 
									
									47
									 
									 
									|Lucas 2:47|
									Dhe të gjithë ata që e dëgjonin, habiteshin nga zgjuarësia e tij dhe nga përgjigjet e tij.									
									    
								 
- 
									
									48
									 
									 
									|Lucas 2:48|
									Dhe, kur ata e panë, mbetën të habitur, dhe e ëma i tha: "Bir, pse na e bëre këtë? Ja, yt atë dhe unë, në ankth, po të kërkonim!'.									
									    
								 
- 
									
									49
									 
									 
									|Lucas 2:49|
									Por ai u tha atyre: "Përse më kërkonit? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?'.									
									    
								 
- 
									
									50
									 
									 
									|Lucas 2:50|
									Por ata nuk i kuptuan fjalët që ai u tha atyre.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15