-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
16
|Levítico 5:16|
Dhe do ta lajë dëmin e shkaktuar ndaj gjësë së shenjtë, duke shtuar një të pestën e vlerës, dhe do t´ia japë priftit; kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen me dashin e ofertës për shkeljen, dhe shkelja do t´i falet.
-
17
|Levítico 5:17|
Në qoftë se dikush mëkaton dhe, në mënyrë të pandërgjegjshme, kryen një diçka që Zoti ka ndaluar të bëhet, është gjithashtu fajtor dhe i detyruar të vuajë dënimin.
-
18
|Levítico 5:18|
Ai do t´i sjellë priftit si ofertë për shkeljen, një dash pa të meta, të marrë nga kopeja, sipas vlerësimit tënd. Kështu prifti do të bëjë për të shlyerjen për mëkatin e tij nga padituria, të cilin e ka kryer në mënyrë të pandërgjegjshme dhe ky do t´i jetë falur.
-
19
|Levítico 5:19|
Kjo është një ofertë për shkeljen; ai është me siguri fajtor përpara Zotit".
-
1
|Levítico 6:1|
Zoti i foli Moisiut, duke thënë:
-
2
|Levítico 6:2|
"Në qoftë se dikush mëkaton dhe bën një shkelje kundër Zotit, duke u sjellë në mënyrë të gënjeshtërt me fqinjin e tij lidhur me një depozitë, ose me një peng apo për një vjedhje, ose ka mashtruar fqinjin e tij,
-
3
|Levítico 6:3|
o sepse ka gjetur një gjë të humbur dhe ka gënjyer lidhur me të dhe është betuar në mënyrë të rreme, për çfarëdo gjë njeriu mund të mëkatojë në veprimet e tij,
-
4
|Levítico 6:4|
atëherë, në qoftë se ka mëkatuar dhe është fajtor, ai duhet të rikthejë atë që ka vjedhur, apo gjënë e zhvatur me mashtrim, ose depozitën që i është besuar apo sendin e humbur që ka gjetur,
-
5
|Levítico 6:5|
ose të gjitha ato për të cilat është betuar në mënyrë të rreme. Jo vetëm do t´i kthejë plotësisht, por do t´u shtojë një të pestën dhe do t´ia dorëzojë të zotit në po atë ditë të ofertës së tij për shkeljen.
-
6
|Levítico 6:6|
Pastaj do t´i sjellë priftit ofertën e tij për shkeljen përpara Zotit: një dash pa të meta, të marrë nga kopeja sipas vlerësimit tënd, si ofertë për shkeljen.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Filipenses 1-4