-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Levítico 6:17|
Të mos piqet me maja; është pjesa që u dhashë atyre nga flijimet e mia të bëra me zjarr. Éshtë gjë shumë e shenjtë, ashtu si flijimi për mëkatin dhe si flijimi për shkeljen.
-
18
|Levítico 6:18|
Çdo mashkull ndër bijtë e Aaronit do të mund të hajë. Éshtë një ligj i përjetshëm për gjithë brezat tuaj, që lidhet me flijimet e bëra me zjarr për Zotin. Kushdo që prek këto gjëra duhet të jetë i shenjtë.
-
19
|Levítico 6:19|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
-
20
|Levítico 6:20|
"Kjo është oferta që Aaroni dhe bijtë e tij do t´i bëjnë Zotit ditën në të cilën janë vajuar: një e dhjeta e efës maje mielli, si blatim i zakonshëm i ushqimit, gjysmën në mëngjes dhe gjysmën në mbrëmje.
-
21
|Levítico 6:21|
Ajo do të përgatitet me vaj mbi një skarë; do ta çosh të përzier mirë dhe do të ofrosh copat e pjekura të blatimit të ushqimit, si erë e këndshme për Zotin.
-
22
|Levítico 6:22|
Prifti, njërit prej bijve të tij që është vajuar për t´i zënë vendin, do t´i bëjë këtë ofertë; sipas ligjit të përjetshëm, do të tymoset e tëra.
-
23
|Levítico 6:23|
Çdo blatim i ushqimit të priftit do të tymoset i tëri; ai nuk do të hahet".
-
24
|Levítico 6:24|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
-
25
|Levítico 6:25|
"Folu Aaronit dhe bijve të tij dhe u thuaj atyre: Ky është ligji i flijimit për mëkatin. Në vendin ku theret olokausti, të theret flia për mëkatin përpara Zotit. Éshtë gjë shumë e shenjtë.
-
26
|Levítico 6:26|
Prifti që e ofron për mëkatin, do ta hajë; duhet të hahet në një vend të shenjtë, në oborrin e çadrës së mbledhjes.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Filipenses 1-4