-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
17
|Levítico 7:17|
Por ajo që mbetet nga mishi i flijimit do të digjet me zjarr ditën e tretë.
-
18
|Levítico 7:18|
Në qoftë se në ditën e tretë hahet nga mishi i flijimit të falënderimit, ai nuk do të pranohet dhe nuk do t´i llogaritet; do të jetë një veprim i neveritshëm; dhe ai që ha, do të mbajë fajin e mëkatit të tij.
-
19
|Levítico 7:19|
Mishi, që prek çfarëdo gjë të papastër nuk do të hahet; do të digjet me zjarr. Sa për mishin tjetër, kushdo që është i pastër do të mund të hajë nga ai.
-
20
|Levítico 7:20|
Por personi, që duke qenë i papastër, ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket Zotit, do të shfaroset nga populli i tij.
-
21
|Levítico 7:21|
Përveç kësaj në se dikush prek çfarëdo gjë të papastër (një papastërti njerëzore, një kafshë të papastër ose çfarëdo gjë të neveritshme dhe të ndyrë) dhe ha mish nga flijimi i falënderimit që i përket Zotit, ai do të shfaroset nga populli i tij".
-
22
|Levítico 7:22|
Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:
-
23
|Levítico 7:23|
"Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Nuk do të hani asnjë yndyrë të lopës apo të deles apo të dhisë.
-
24
|Levítico 7:24|
Dhjami i një kafshe që ka ngordhur në mënyrë të natyrshme dhe dhjami i një kafshe të shqyer mund të shërbejë për çdo përdorim tjetër, por nuk do të hani aspak;
-
25
|Levítico 7:25|
sepse kushdo që në fakt ha dhjamin e një kafshe që ofrohet si flijim i bërë me zjarr për Zotin, ai që ha nga ky mish do të shfaroset nga populli i tij.
-
26
|Levítico 7:26|
Përveç kësaj nuk do të hani asnjë gjak, as të zogjve, as të katërkëmbëshve, në asnjë nga banesat tuaja.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Salmos 111-118