- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									37
									 
									 
									|Levítico 7:37|
									Ky është ligji i olokaustit, i blatimit të ushqimit, i flijimit për mëkatin, i flijimit për shkeljen, i shenjtërimit dhe i flijimit të falënderimit,									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Levítico 7:38|
									ligji që Zoti i dha Moisiut mbi malin Sinai, ditën që i urdhëroi bijtë e Izraelit t´i paraqisnin ofertat e tyre Zotit në shkretëtirën e Sinait.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Levítico 8:1|
									Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë:									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Levítico 8:2|
									"Merr Aaronin dhe bijtë e tij bashkë me të, rrobat, vajin e vajosjes, demin e vogël të flijimit për mëkatin, dy deshtë dhe shportën e bukëve të ndorme,									
									    
								 
- 
									
									3
									 
									 
									|Levítico 8:3|
									dhe mblidhe gjithë asamblenë në hyrje të çadrës së mbledhjes".									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Levítico 8:4|
									Atëherë Moisiu bëri ashtu si e kishte urdhëruar Zoti, dhe asambleja u mblodh në hyrje të çadrës së mbledhjes.									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Levítico 8:5|
									Dhe Moisiu i tha asamblesë: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar të bëhet".									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Levítico 8:6|
									Pastaj Moisiu e afroi Aaronin dhe bijtë e tij dhe i lau me ujë.									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Levítico 8:7|
									Pastaj i veshi Aaronit tunikën, i ngjeshi brezin, i veshi mantelin, i vendosi efodin, dhe i ngjeshi brezin e punuar artistikisht nga efodi me të cilin i fiksoi në trup efodin.									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Levítico 8:8|
									I vuri gjithashtu pektoralin dhe mbi të vendosi Urim-in dhe Thumim-in.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 14-15