- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									29
									 
									 
									|Levítico 8:29|
									Pastaj Moisiu mori gjoksin dhe e tundi si një ofertë të tundur përpara Zotit; kjo ishte pjesa e dashit të shenjtërimit që i takoi Moisiut, si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.									
									    
								 
- 
									
									30
									 
									 
									|Levítico 8:30|
									Moisiu mori pastaj ca vaj të vajosjes dhe ca gjak që ndodhej mbi altar dhe i spërkati mbi Aaronin, mbi rrobat e tij, mbi bijtë e tij dhe mbi rrobat e bijve të tij me të; kështu shenjtëroi Aaronin,  rrobat e tij, bijtë e tij dhe rrobat e bijve  të tij me të.									
									    
								 
- 
									
									31
									 
									 
									|Levítico 8:31|
									Pastaj Moisiu i tha Aaronit dhe bijve të tij: "Piqeni mishin në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe hajeni aty me bukën që është në shportën e shenjtërimit, siç kam urdhëruar, duke thënë: "Aaroni dhe bijtë e tij do të hanë".									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Levítico 8:32|
									Atë që tepron nga mishi dhe nga buka do ta digjni me zjarr.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Levítico 8:33|
									Shtatë ditë me radhë nuk do të dilni nga hyrja e çadrës së mbledhjes, deri sa të plotësohen ditët e shenjtërimit tuaj, sepse do të nevojiten shtatë ditë për të plotësuar shenjtërimin tuaj.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Levítico 8:34|
									Ashtu siç është vepruar në këtë ditë, kështu ka urdhëruar Zoti të bëhet për të bërë shlyerjen për ju.									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Levítico 8:35|
									Do të qëndroni pra shtatë ditë në hyrje të çadrës së mbledhjes, ditë e natë, dhe do të respektoni urdhërimin e Zotit, që të mos vdisni; sepse kështu më kishte qenë urdhëruar".									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Levítico 8:36|
									Kështu Aaroni dhe bijtë e tij bënë tërë ato gjëra që Zoti kishte urdhëruar me anë të Moisiut.									
									    
								 
- 
									
									1
									 
									 
									|Levítico 9:1|
									Ndodhi në ditën e tetë që Moisiu thirri Aaronin, bijtë e tij dhe pleqtë e Izraelit,									
									    
								 
- 
									
									2
									 
									 
									|Levítico 9:2|
									dhe i tha Aaronit: "Merr një viç për flijimin për mëkatin dhe një dash për një olokaust, që të dy pa të meta, dhe ofroji para Zotit.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18