- 
			
				
Leer por capítulos:
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									3
									 
									 
									|Levítico 9:3|
									Pastaj do t´u flasësh bijve të Izraelit, duke u thënë: Merrni një cjap për flijimin për mëkatin, një viç dhe një qengj, që të dy motakë, pa të meta, për një olokaust,									
									    
								 
- 
									
									4
									 
									 
									|Levítico 9:4|
									një dem të vogël dhe një dash për flijimin e falënderimit, për t´i flijuar përpara Zotit, dhe një ofertë ushqimesh, të përziera me vaj, sepse sot Zoti do t´ju shfaqet".									
									    
								 
- 
									
									5
									 
									 
									|Levítico 9:5|
									Dhe kështu ata sollën përpara çadrës së mbledhjes atë që Moisiu kishte urdhëruar; dhe tërë asamblea u afrua dhe qëndroi në këmbë përpara Zotit.									
									    
								 
- 
									
									6
									 
									 
									|Levítico 9:6|
									Atëherë Moisiu tha: "Kjo është ajo që Zoti ju ka urdhëruar; bëjeni dhe lavdia e Zotit do t´ju shfaqet".									
									    
								 
- 
									
									7
									 
									 
									|Levítico 9:7|
									Pastaj Moisiu i tha Aaronit: "Afroju altarit; paraqit flijimin tënd për mëkatin dhe olokaustin tënd, dhe bëj shlyerjen për vete dhe për popullin; paraqit gjithashtu ofertën e popullit dhe bëj shlyerjen për ata, siç ka urdhëruar Zoti".									
									    
								 
- 
									
									8
									 
									 
									|Levítico 9:8|
									Kështu Aaroni iu afrua altarit dhe theri viçin e flijimit për mëkatin, që e kishte për vete.									
									    
								 
- 
									
									9
									 
									 
									|Levítico 9:9|
									Pastaj bijtë e tij i paraqitën gjakun dhe ai ngjeu gishtin e tij në gjak dhe e vuri atë mbi brirët e altarit, dhe derdhi mbetjen e gjakut në bazën e altarit;									
									    
								 
- 
									
									10
									 
									 
									|Levítico 9:10|
									por dhjamin, veshkat dhe bulën e majme të mëlçisë të flijimit për mëkatin, i tymosi mbi altar ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.									
									    
								 
- 
									
									11
									 
									 
									|Levítico 9:11|
									Mishin dhe lëkurën përkundrazi i dogji jashtë kampit.									
									    
								 
- 
									
									12
									 
									 
									|Levítico 9:12|
									Pastaj theri olokaustin; bijtë e Aaronit i dhanë gjakun dhe ai e spërkati rreth e qark mbi altarin.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18